Lidhje

Rritet papunësia në Eurozonë


Papunësia në Eurozonë ka arritur një nivel edhe më të lartë.

Bashkimi Evropian njoftoi sot se gati 18 milion njerëz ishin të papunë në qershor, niveli më i lartë që prej krijimit të Eurozonës në vitin 1999. Niveli i papunësisë në vendet e BE-së arriti një rekord prej 11.2 për qind, shifër kjo e barabartë me të dhënat e ndryshuara për muajin maj.

Në të njëjtën kohë, BE-ja tha se çmimet për konsumatorët u rritën me një nivel vjetor prej 2.4 për qind, si në muajin qershor edhe në muajin korrik, por mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane prej më pak se 2 për qind.

Papunësia dhe inflacioni i lartë kanë dobësuar gjendjen ekonomike të Eurozonës, ku disa vende janë përfshirë nga recesioni i madh. Zyrtarët e Bankës Qendrore do të takohen të enjten për të vendosur nëse do të bëjnë ndryshime politikash për t’i dhënë shtytje ekonomisë së rajonit dhe për të ndihmuar në shkurtimin e kostove të huamarrjes për Spanjën dhe Italinë.
XS
SM
MD
LG