Lidhje

Papunësia në Greqi arrin në 16.5 përqind


Papunësia në Greqi arrin në 16.5 përqind
Papunësia në Greqi arrin në 16.5 përqind

Papunësia në Greqi është rritur në masë të madhe ndërkohë që punonjësit përgatiten për një grevë të përgjithëshme dy ditore për të protestuar planet për të shkurtuar rrogat dhe shkurtuar 30 mijë punonjës qeveritarë.

Qeveria greke tha të martën se papunësia arriti në 16.5 përqind në korrik, duke ju afruar rekordit të vënë në muajin maj. Punonjësit e rinj ishin ndër më të prekurit, me dy të papunë në çdo pesë persona.

Raporti i papunësisë doli ndërkohë që një valë ndalimesh pune pushtuan Greqinë para fillimit të planifikuar të grevës së përgjithshme për sot dhe të enjten.

Kryeministri Papandreu i ka kërkuar parlamentit që të miratojë një plan të ri shtrengimesh buxhetore në mënyrë që kreditorët ndërkombëtarë t’i japin atij vendi këstin prej 159 miliard dollarësh. Greqia thotë se do të falimentojë nëse nuk merr këtë ndihmë.

XS
SM
MD
LG