Lidhje

Papunësia në fjalimet e politikanëve në Tiranë


Si asnjëherë më parë, premtimet për punësim po arrijnë nivele të reja, ndërsa po organizohen panaire pune për të tërhequr vemendjen ndaj këtij problemi

Papunësia është këtë vit tema kryesore në të gjitha fjalimet e politikanëve në Tiranë. Analistët pohojnë se premtimet e tejkalojnë realitetin. Si asnjëherë më parë, premtimet për punësim po arrijnë nivele të reja, ndërsa po organizohen panaire pune për të tërhequr vemendjen ndaj këtij problemi.


Papunësia është bërë temë kryesore në fjalimet e politikanëve shqiptarë në prag fushate, ndërsa të dhënat janë kontradiktore. Sipas disa të dhënave nga komuniteti i biznesit, gjatë vitit të kaluar janë punësuar rreth 17 mijë persona, ndërsa statistikave të qeverisë, punësimi ka qenë 3 herë më i madh rreth 52 mijë vetë. Zyrtarisht mendohet se papunësia është rreth 12 për qind, por studime të tjera nxjerrin se papunësia është 2 herë ose 3 herë më e lartë.

“Shqipëria është në nivelin më të ulët të ekonomisë dhe kjo ndikon direct tek papunësia, dhe ringritja eonomike do të vijë me ngadalë. Për herë të parë partitë kryesore kanë vënë ekonominë dhe papunësinë në plan të parë, por premtimet e tyre në fushatat e saponisura nuk janë realiste dhe as të bazuara në jetën konkrete” - thotë studiuesi i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustria-s.

Një panair i punës mblodhi në qendër të kryeqytetit mijëra të rinj që kërkojnë të punësohen në kompani të ndryhme. Midis pavioneve të shumta që kërkonin punonjës të profileve të ndryshme, pavioni i UNDP ishte i vetmi që ofronte punonjës të kualifikuar të komunitetit rom, ku papunësia është e madhe. Drejtuesja e projektit të UNDP-së, Anila Shehu, thotë se “në 4 qendra në Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan po rriten kapacitetet profesionale të të rinjve romë dhe brenda 3 vjetëve janë kualifikuar 200 të rinj rom”.

Papunësia është njëkohësisht edhe lënda kryesore e betejës mediatike mes pozitës dhe opozitës, ku flitet për qindra mijëra njerëz. Ndërkohë, shumica e qytetarëve përpiqen këtë periudhë të vetëpunësohen në punëra të përkohshme shumica në të zezë. Shumë biznese të tjera kanë rënë, por është fasoneria ajo që ka arritur të mbulojë e vetme mbi 70 për qind të punësimeve gjatë vitit të kaluar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG