Lidhje

Kartmonedha për koleksionim për Vitin e Ri Kinez


Departamenti amerikan i Thesarit do të nxjerrë së shpejti në qarkullim një seri kartmonedhash nga koleksioni Paratë Me Fat. Këtë radhë seria e kartmonedhave shënon Vitin Hënor Kinez që fillon më 28 janar 2017.

Zyra e Prerjes së Parave ka përgatitur një dizenjo speciale për Vitin e Gjelit. Koleksionistët që porosisin kartmonedhat e reja, që mund t’i përdorin edhe si dhuratë simbolike, do të marrin me postë një zarf të kuq me simbole kineze dhe brenda do të gjejnë një kartmonedhë 1-dollarëshe me numrin serial që fillon me 8888.

Numri 8 konsiderohet në traditën kineze si numër me fat. Simbolet kineze nënkuptojnë begati, pasuri dhe sukses për vitin e ri.

Që nga viti 2000, kur u shënua Viti i Ri i Dragoit, Departamenti i Thesarit ka nxjerrë çdo vit kartmonedha koleksionimi për ata që e festojnë ose thjesht duan diçka simbolike për vitin e ri kinez.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG