Lidhje

Paradoksi i Thomas Jeffersonit eksplorohet në dy ekspozita


Thomas Jefferson, autor i Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, shkruajti se “të gjithë njerzit janë krijuar të barabartë”. Megjithatë, Presidenti i tretë amerikan ishte për një kohë të gjatë pronar skllevërish. Tani dy ekspozita eksplorojnë këtë paradoks dhe sjellin hollësi rreth disa prej skllevërve që jetuan dhe punuan në plantacionin e tij.

Tomas Xhefersoni e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Montiçello, një plantacion afër qyteti Sharlotsvill të Virginias. Por megjithëse ai shkruajti Deklaratën e Pavarësisë. Ai pati pronë 600 skllevër gjatë gjithë jetës së tij. Kjo kontradiktë është subjekt i dy ekspozitave, njëra prej tyre në Montiçello.

Qindra skllevër afrikano-amerikanë dhe familjet e tyre jetonin këtu dhe punonin për pronat e Jefferson-it. Susan Stein, kryekuratore e ekspozitës në Montiçello, thotë se Xhefersoni lindi në një kulture të mbizotëruar nga skllavëria.

“Në Amerikë, në kohën e tij, 20 për qind e gjithë popullsisë jetonte në skllavëri. Dhe Xhefersoni ishte njëri prej pronarëve të skllevërve. Vizita në Montiçello u jep njerzve mundësinë që të mendojnë rreth këtij kompleksiteti".

Zonja Stein dhe kuratorë të tjerë donin që visitorët të shikojnë një pamje të plotë, prandaj ata venosën të përqëndrohen tek skllevërit e Montiçellos. Shumë prej tyre jetonin dhe punonin në Mulberry Row, rruga kryesore e plantacionit.

Një animacion kompjuterik tregon se si dukej rruga në atë kohë. Disa prej shtëpive dhe punishteve të skllevërve do të rindërtohen. Wormely Hughes ishte kryekopështari i Xhefersonit. Hughes kujdesej për pemët dhe lulet e vlefshme të pronarit të tij.

“Wormely Hughes mbillte fara, lule dhe pemë. Ai hapi gjithashtu varrin e pronarit të tij, Tomas Xheferson, në korrik të vitit 1826”.

Historiania Cinder Stanton mësoi rreth kopështarit Hughes dhe skllevërve të tjerë nga koleksioni mbi jetën e Jeffersonit. Por për zonjën Stanton, kjo nuk ishte mjaft. Para gati 20 vjetësh, ajo dhe një kolege e saj filluan një projekt historie për të identifikuar pasardhësit e skllevërve të Montiçellos.

“Ёshtë një mënyrë për të pare se ky institucion ishte shtypës dhe i egër, por brënda këtij institucioni njerëzit ishin në gjendje të bënin jetë të vlefshme dhe t’ua kalonin aftësitë dhe vlerat fëmijëve të tyre".

Karen Hughes White është pasardhëse e Wormely Hughes. Ajo grumbullon artifakte dhe objekte të tjera të lidhura me skllavërinë. Zonja White mori pjesë në një organizim historik në Montiçello para 15 vjetësh.

“Unë mësova se ku punonin dhe ku jetonin paraadhësit e mi. Turneu ishte planifikuar për ne, pasardhësit e skllevërve dhe ne e denim se ku ishte vendi ynë në Montiçello, shtëpia e presidentit".

Zonja White thotë se ka arritur ta kuptojë Jeffersonin.

“Mendoj se ai ishte një prej baballarëve të mëdhenj të vendit, por ai ishte edhe pronar skllevërish, paraardhësit e mij. Për mua ka qënë një experience për të mësuar rreth një kohe të historisë dhe ta pranojmë atë ashtu siç ishte dhe jo të përpiqemi ta portretizojmë në një mënyrë apo një tjetër”.

Ekspozita tjetër në muzeun kombëtar Smithsonian të historisë së afrikano-amerikanëve, ka edhe një listë të të gjithë skllevërve që Xhefersoni zotëroi, të shkruar në një mur të madh. Rex Ellis është curator i ekspozitës.

“Në mënyrë që ta shohim qartë Xhefersonin, atë duhet ta shikojmë nëpërmjet syve të skllevërve të tij. Edhe nëse e vetmja gjë që dimë rreth tyre është e mirë, kjo sidoqoftë është e rëndësishme”.

Tomas Xhefersoni vdiq në 50 vjetorin e Deklaratës së Pavarëasisë dhe gati 40 vjet para se të zhdukej skllavëria. Ai është varrosur në Montiçello dhe ka të ngjarë që disa prej skllevërve të tij prehen këtu, megjithëse në varre pa emra.

XS
SM
MD
LG