Lidhje

Paris: 7 vjet burg ish diktatorit panamez Manuel Noriega

  • Zëri Amerikës

Paris: 7 vjet burg ish diktatorit panamez Manuel Noriega

Paris: 7 vjet burg ish diktatorit panamez Manuel Noriega

Një gjykatë e Parisit e dënoi me 7 vjet burg ish diktatorin panamez Manuel Noriega, për pastrimin e parave të fituara nga shitja e drogës. Noriega u shpall sot fajtor dhe gjykata po ashtu dha urdhër për konfiskimin e 2,9 milionë dollarëve në llogaritë e ngrira bankare të Noeriegës në bankat franceze. Prokurorët francezë kanë kërkuar dënimin maksimal me 10 vjet burgim për Noriegën, i cili ka kryer tashmë 20 vjet në një burg amerikan, i dënuar për trafik droge. Në Francë, ish-gjenerali 76 vjeçar u akuzua për pastrimin përmes dy bankave franceze të parave të nxjerra nga kontrabanda e kokainës në vitet ’80, dhe më pas përdorimin e tyre për blerjen e aparatmenteve luksoze në Paris. Noriega e mohoi akuzën, duke thënë se ajo është pjesë e një skeme imagjinare për llogaritë e tij bankare e sajuar nga amerikanët. Ai tha se fondet vijnë nga bizneset e tij të ligjshme dhe nga CIA, me të cilën ai thotë se ka bashkëpunuar para shumë vitesh, për monitorimin e trafikut kolumbian të drogës.

XS
SM
MD
LG