Lidhje

Shtatë të arrestuar në Francë pas sulmit të së mërkurës


Ndezje qirinjsh në kujtim të të vrarëve në sulmin e së mërkurës në Paris

Ndezje qirinjsh në kujtim të të vrarëve në sulmin e së mërkurës në Paris

Autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e 12 personave në sulmin e së mërkurës në revistën Charlie Hebdo në Paris

Autoritetet franceze thanë se shtatë persona janë arrestuar gjatë kërkimeve për dy të dyshuarit për sulmin e së mërkurës që la pas vetes 12 të vrarë në selinë e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.

Kryeministri francez, Manuel Valls, i tha radios RTL të enjten se parandalimi I një sulmi të dytë të mundshëm është shqetësimi kryesor i qeverisë.

Derisa një 18 vjeçar me emrin Hamyd Mourad, u është dorëzuar autoriteteve të mërkurën vonë, policia po vazhdon kërkimin e vëllezërve Said dhe Sherif Kouachi. Të dy janë të moshës mbi 30 vjeçare dhe banorë të Parisit. Sherifi më herët kishte qenë i burgosur me akuza për terrorizëm.

Policia identifikoi të dyshuarit pasi që gjeti letërnjoftimin e njërit prej tyre në makinë që ata e kishin shfrytëzuar për të ikur pas vrasjeve të së mërkurës në zyrën e revistës së përjavshme satirike e njohur për karikaturat që herë pas here shpotisnin ekstremizmin mysliman.

Flamujt janë vënë në gjysmështizë në Francë ku sot është ditë zie.

XS
SM
MD
LG