Lidhje

Një avion i ri mbi qiellin e Parisit


Një avion i llojit Zeppelin fluturoi dje mbi qiellin e Parisit, një mënyrë e re për turistët për të admiruar pamjet e kryeqytetit francez.

Avioni fluturonte ngadalë dhe në lartësi të ulët, dhe vizitorët patën mundësinë që të shihnin fshatrat dhe kështjellat jashtë Parisit, si edhe relievin e ndërtesave të qytetit dhe Kullën Eifel.

Pilotja e avionit tha se kjo ndoshta është mundësia më e sigurt për të fluturuar pasi përdoret me helium dhe nëse motorët prishen, avioni qëndron në hapësirë. Çmimi për një tur të tillë është 250 Euro për gjysmë ore dhe në një avion mund të fluturojnë 12 vetë.

Ky koncept ka fituar tashmë popullaritet në Gjermani, ku avioni prodhohet nga kompania Zeppelin dhe ku mijëra turistë kanë bërë udhëtime të tilla. Megjithëse ende ekzistojnë sfida për ta realizuar, synimi është që ky avion të përdoret për udhëtim rajonal. Përfitimet ekologjike mund të ndihmojnë në përshpejtimin e hapave të nevojshëm për një avion të përshtatshëm për këtë objektiv.
XS
SM
MD
LG