Lidhje

Paris: Konferencë në përkrahje të vendosjes së rendit demokratik në Libi

  • Dejvid Gollast

Paris: Konferencë në përkrahje të vendosjes së rendit demokratik në Libi

Paris: Konferencë në përkrahje të vendosjes së rendit demokratik në Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe zyrtarë të tjerë nga rreth 50 vende mblidhen në Paris sot për të diskutuar kalimin e Libisë në qeverisjen demokratike pas Gadafit. Kryetari i Këshillit Kombëtar Kalimtar, Mustafa Abdel Xhelil, prite të parashtojë nevojat e ngutëshme të këshillit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dejvid Gollast, na sjell hollësi nga Departamenti i Shtetit.

Franca shpalli organizimin e takimit një javë më parë, ndërkohë që forcat e Këshillit Kombëtar Kalimtar hynë në Tripoli. Tani që regjimit të Gadafit i erdhi fundi, konferenca do të përqendrohet se si të ndihmohet Libia për qeverisjen demokratike.

Lista e pjesëmarrësve në konferencën “Miqtë e Libisë” është zgjeruar ndjeshëm në ditët e fundit për të përfshirë vende me rëndësi si Rusia dhe Kina, të cilat nuk e kanë njohur këshillin si autoritetit qeveris aktual të Libisë.

Sekretarja e Shtetit, Klinton, e cila ndërpreu pushimet verore për të marrë pjesë në konferencë, tha se javët që vinë do të jenë kritike për Libinë dhe se komuniteti botëror duhet të veprojë me vendosmëri për të ndihmuar Këshillin Kombëtar Kalimtar. Por ajo tha se periuda kalimtare duhet të udhëhiqet nga vetë Libia.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland tha se fjala e kryetarit të këshillit Mustafa Abdel Xhelil do të jetë me shumë rëndësi.

"Një nga gjërat që ne presim të dëgjojmë në takim është raporti se si Këshilli Kombëtar Kalimtar do të veprojnë në vazhdim, çfarë ndihme do ta komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe se si do të punojë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me rezolutuat e pandryshueshme 1970 dhe 1973”.

Këto rezoluta të Kombeve të Bashkuara i kanë vënë sanksione qeverisë së Moamar Gadafit dhe kanë autorizuar fushatën e udhëhequr nga aleanca e NATO-s për përmbysjen e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë filluar dhe proces of zhbllokimin e pasurive të ngrira të Libisë nëpërmjet Komisionit të Sanksioneve të OKB-së.

Por disa udhëheqës të Kongresit amerikan duan që sekretarja Klinton të mos i zhbllokojë fondet deri sa Këshilli Kombëtar Kalimtar të dorëzojë Abdel Baset al-Megrahin, libianin e akuzuar në vitin 1988 për shpërthimin e avionit të linjës Pan American mbi Skoci.

Këshilli Kombëtar Kalimtar u ka thënë Shteteve të Bashkuara se do ta rishikojë çështjen kundër Megrahin, i cili u kthye në Libi nga Skocia në vitin 2009 për arsye humanitare dhe njoftohet se është në Tripoli në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga kanceri.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Viktoria Nuland tha se Këshilli Kombëtar Kalimtar ka përparësi më urgjente se sa çështja Megrahi.

"Ne duhet t’i japim Këshilli Kombëtar Kalimtar shansin të kryejë detyrën kryesore, e cila është përmbysja e Gadafit dhe regjimit të tij, pastaj të fillojë vendosjen e demokracisë në Libi. Ne jemi shumë të kënaqur me faktin se ata e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm ta shikojnë këtë variant”.

Një çështje kryesore në konferencën e Parisit do të jetë prania e paqeruajtësve në Libi. Ian Martin, këshilltar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për planet pas konflikteve thotë se interesi i Këshillit Kombëtar Kalimtar janë këshillat nga të huajt dhe jo trupat.

"Në diskutimet që kemi patur me Këshillin Kombëtar Kalimtar, është bërë e qartë se libianët duan të shmangin dislokimin e trupave të Kombeve të Bashkuara apo të tjera. Ata janë tepër të interesuar në ndihëm për policinë për të vendosur rendin dhe qetësinë në vend dhe gradualisht të ngrenë forcën e sigurimit publik në një vend demokratik”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se pjesëmarrësit në konferencën e Parisit duhet t’i kërkojnë Këshillit Kombëtar Kalimtar që të shmangë raprezaljet kundër trupave besnike të Gadafit, ndërkohë që duhet të gjejnë personat përgjegjës për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut gjatë sundimit të Gadafit.

Sara Leah Uitson, drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Qendrore e Human Rights Watch, thotë se përgjegjësitë kryesore vinë me njohjen politike të Këshillit Kombëtar Kalimtar.

"E para prej tyre do të jetë shmangija e hakmarrjeve dhe raprezaljeve kundër forcave të Gadafit ose personave që dyshohen si përkrahësit e Gadafit. Sepse me siguri, siç mund të imagjinohet, është grumbulluar shumë zëmërim dhe indinjatë gjatë disa muajve të fundit dhe gjatë 40 të shkruara”.

Uitson thotë se ish udhëheqësi libian dhe ndihmësit e tij kryesorë, të cilët akuzohen për krime lufte, por janë ende të lirë, duhet të trajtohen në bazë të ligjit ndërkombëtar. Ajo thotë se ata mund të gjykohen në Libi, por vetëm me miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.

XS
SM
MD
LG