Lidhje

Muze i ri i artit bashkëkohor në Paris


Vela të larta prej qelqi do të jenë tani pjesë e një grupi me Kullën Eifel dhe Sacre Coeur, Zemrën e Shenjtë në relievin e Parisit, ndërsa Muzeu i ri i Artit Bashkëkohor i Fondacionit Louis Vuitton, i skicuar nga Frank Gehry hap dyert këtë muaj për publikun.

U deshën 13 vjet që ai të ndërtohej. Muzeu ishte ideuar nga Bernard Arnault, kreu ekzekutiv dhe themeluesi i firmës së modës LVMH, që kishte imagjinuar një vepër arkitekturore të guximshme dhe të pazakontë në kryeqytetin francez që e lidh firmën më të madhe të mallrave të luksit në botë me artin dhe dekorimin më modern.

Ndërtesa e krijuar nga arkitekti me qendër në Los Angelos, Gehry reflekton qiell, re dhe dritë dhe u ngrit në një hapësitë prej një hektari në perëndim të Parisit. Ajo i ngjan një barke që lëkundet pranë një pishine me ujë. Pjesa kryevepër e saj janë 12 vela që valëzojnë në një sipërfaqe prej 13,500 metra katrorë.

XS
SM
MD
LG