Lidhje

Paris: policia fillon shkatërrimin e një kampi refugjatësh


Qindra policë francezë filluan sot herët në mëngjes shkatërrimin e një kampi të madh refugjatësh në verilindje të Parisit, në bazë të një përpjekjeje të qeverisë për t’i lëvizur refugjatët nga rrugët dhe për t’i çuar në qendra strehimi.

Grupet e ndihmave thanë se të paktën tre mijë persona ndodheshin në kamp në një zonë përgjatë një kanali midis stacioneve të metrosë Stalingrad dhe Jaures.

Didier Leschi, drejtor i Zyrës Franceze për Imigracion dhe Integrim, tha se ekipe të zyrës së tij do të ndodhen në vendet e strehimit për t’i pritur refugjatët, së bashku me përkthyes. Ai shtoi se ata do t’i shpjegojnë refugjatëve se janë përkohësisht të mirëpritur në zonën e Ile-de-France, por se pas ca kohe do të dërgohen nëpër provinca të tjera. Ata do t’u shpjegojnë atyre gjithashtu se si të aplikojnë për azil politik.

Zona e Stalingradit është pastruar nga autoritetet më shumë se një herë dhe refugjatët që vijnë në Paris shpesh vendosen aty.

XS
SM
MD
LG