Lidhje

Paris: Vitet një person i dyshuar për lidhje me islamizmin radikal


Një person që dyshihet të ketë pasur lidhje me islamizmin radikal, u qëllua dhe u vra në një aeroport në Paris sot, pasi u përpoq t’i merrte armën një ushtareje, thanë zyrtarët.

Personi që u identifikua nga agjencia Associated Press si 39 vjeçari Ziyed Ben Belgacem, sulmoi ushtaren duke dashur t’i merrte armën, por dy ushtarë të tjerë që po patrullonin me të, hapën zjarr dhe e vranë atë, sipas MInistrit Francez të Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian. Nuk pati të plagosur të tjerë në incidentin që ndodhi sot në mëngjes.

Zyra e Prokurorit të Parisit tha se të dyshuarit i ishte kontrolluar shtëpia në vitin 2015, pas sulmit terrorist në Paris që shkaktoi vdekjen e 130 vetëve, për shkak të dyshimeve për lidhje me islamizmin radikal.

Ministri i Brendshëm, Bruno Le Roux tha se Belgacem “njihej nga policia dhe agjencitë e zbulimit”, dhe se dyshohet që kishte hapur zjarr ndaj një oficeri policie sot më herët.

Sipas njoftimeve, ai e goditi me armë zjarri oficerin e policisë kur u ndalua për një kontroll rutinë trafiku në një rrethinë të Parisit. Ai më pas kërcënoi disa persona në një bar para se të vidhte një makinë duke kërcënuar me armë shoferin dhe të shkonte në aeroportin e Orly-së. Oficeri u plagos lehtë në kokë tha Le Roux.

Policia nuk dha ndonjë motiv për sulmin ndaj ushtarëve, por zyra e Prokurorit të Parisit tha se hetimi po bëhet nga divizioni kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG