Lidhje

Parisi ra sot pre e nostalgjisë


Parisi ra sot pre e nostalgjisë. Parizianët organizuan sot piknikun e përvitshëm që kujton vitet mes dy Luftrave Botërore, kur Parisi ishte me të vërtetë qendra e botës.

Të rinjtë që e ndjekin këtë traditë prej katër vitesh, ishin veshur sot me rroba të asaj periudhe dhe hipur nëpër biçikleta kaluan nëpër qendrën e qytetit dhe u drejtuan në një park në periferi për një piknik.

Parisi i viteve 1930 ishte epiqendra e një lëvizjeje kulturore që mblodhi në atë qytet emra të mëdhenj të artit si Pikaso, Matis, shkrimtarë të fashëm ndër të cilët nobelistin amerikan Ernest Heminguej. Por mbi të gjitha, Parisi i asaj kohe ishte një qytet në avangardë të prirjeve sociale.

Në vitin 1936, një ligj i miratuar në Francë u njohu punëtorëve të drejtën për pushime vjetore. Ishte hera e parë në botë që aplikohej një koncept i tillë. Ky ligj u përjetësua përmes filmit fotografik në mijëra kujtime të pariazianëve duke festuar pushimet e para të paguara nga puna.

Atmosfera e atyre viteve e sjellë në jetë në një aktivitet të organizuar nga pasardhësit e atij brezi sot në Paris.

XS
SM
MD
LG