Lidhje

Paris:Takim i ministrave të financave të G-20

  • Zëri Amerikës

Paris:Takim i ministrave të financave të G-20

Paris:Takim i ministrave të financave të G-20

Ministrat e financave të 20 ekonomive më të mëdha të botës janë mbledhur në Paris në përpjekje për të zgjidhur krizën e borxheve në Evropë e cila po kërcënon që të shkaktojë një krizë tjetër në ekonominë botërore.

Gjatë dy ditëve të takimit, sot dhe nesër, ministrat e Financave pritet të marrin në shqyrtim disa alternativa që mund të ndihmojnë për stabilizimin e tronditjes disa javore të tregjeve financiare globale si dhe të zbusin borxhin financiar të Greqisë.

Disa udhëheqës sugjerojnë që një pjesë e madhe e borxhit të Greqisë të falet, që në praktikë do të thoshte një dështim i Greqisë për të përmbushur detyrimet e saj financiare. Kjo do të sillte si pasojë një humbje më të madhe për investitorët që i kanë dhënë kredi Greqisë, nga 21 përqind humbje që ata e kanë pranuar tashmë, ndoshta deri në 60 përqind, në se një pjesë e borxheve falen.

Përveç kësaj, disa udhëheqës evropianë po u kërkojnë bankave që të rrisin ndjeshëm rezervat në para për të përballuar humbjet e mundshme nga borxhi grek dhe ai i vendeve të tjera që kanë vështirësi në pagimin e borxheve. Disa mendojnë se duhet shtuar sasia e huave që jep Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Deri tani duket se nuk ka ndonjë marrëveshje mes zyrtarëve të lartë të financave se çfarë plani do t’u paraqesin për miratim udhëheqësve evropianë, që pritet të takohen më 23 tetor, ose udhëheqësve të Grupit të 20-shes të planifikuar për t’u takuar në fillim të nëntorit. Megjithatë, Ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble dhe homologu i tij francez, Francois Baroin thanë se janë duke u bërë përparime në përgatitjen e një plani gjithëpërfshirës për të luftuar krizën.

XS
SM
MD
LG