Lidhje

Parku Guadalupe, formacioni më i bukur në botë i kreshatave të fosilizuara koralore


Parku Guadalupe, formacioni më i bukur në botë i kreshatave të fosilizuara koralore
Parku Guadalupe, formacioni më i bukur në botë i kreshatave të fosilizuara koralore

Kur vizitorët kalojnë kufirin meksikan dhe hyjnë në pjesën perëndimore të Teksasit, ata gjenden në një shkretëtirë të hapur, tepër të madhe. Nëse ata do ta kishin bërë këtë udhëtim 250 milionë vjetmë parë, këto rafshe të thata do të dukeshin shumë ndryshme nga sot.

Një det i kripur mbulonte mijëra kilometra kratrore të kësaj sipërfaqeje që sot është Teksasi Perëndimor. Por 200 milionë vjet më parë, ai det filloi të thahej dhe më pas u zhduk, duke lënë tabanin e tij nën diellin përcëllues të tropikut.

Pasi qendroi i varrosur për shekuj me radhë, nga toka shpërtheu ky gjigand që ngrihet tashti mbi shkretëtirë si shpirti i saj magjik. Rruga e shkretë përmes këtij rafshi të thatë e të kripur të çon tek El Kapitani. Ky shkëmb monolit rreth 900 metra i lartë ka qënë dikur nën ujë. Kjo është një nga përvojat e njeriut që e bëjn parkun kombëtar Guadalupe të jashtëzakonshëm. Ky shkëmb fosil përfundon në majën Guadalupa, mali më i lartë në Teksas.

Këto maja janë shpesh të zhytura në re, sikur përpiqen të gjejnë ujin në të cilin dikur ishin të zhytura. Sipërfaqja e tyre poroze thith lagështirën e qiellit. Gjatë gjithë vitit, lagështira rrjedh përmes kreshtave fosile dhe përfundon nën tokë për t’u dhënë jetë filizave të rinj të bimëve dhe luleve. Ky shkëmb është i mbushur me lloje të ndryshme gjallesash, por format e jetës tani janë shumë më të ndryshme nga ato që jetonin këtu miliona vjet më parë.

XS
SM
MD
LG