Lidhje

Tension në parlament, opozita ikën


Debate për shkarkimin e drejtueses së Inspektoriatin e verifikimit të pasurive. Berisha: “po e coni vendin drejt destabilizimit”. Jashtë sallës protestë e punonjësve të pushuar nga administrata.

Në Shqipëri seanca e sotme e parlamentit u shoqërua sërish me tensione në sallë, ndërsa në hyrje të tij, disa qindra persona protestuan duke kërkuar rikthimin në vendet e punës në administratën publike, pasi gjykata kushtetuese rrëzoi aktin normativ të qeverisë. Opozita këmbënguli për anullimin e vendimit të javës së shkuar që coi në zëvendësimin e kreut të inspektoriatit të verifikimit të pasurive.
Përplasje në Parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Përfaqësuesit e shumicës mbrojtën vendimin si plotësisht në përputhje me rregullat u shprehën ata, duke bërë që opozita të vendoste largimin nga salla

Deklaratat e vazhdueshme të opozitës dhe kundërshtimet e saj të forta vecanërisht ndaj vendimit për shkarkimin e drejtueses së Inspektoriatit të verifikimit të pasurive Zana Xhuka, kishin qenë shenjë paralajmëruese e përplasjeve të forta sot në sallën e parlamentit.

Që para nisjes së seancës disa qindra persona protestuan kundër largimit të tyre nga puna në administratën publike. Protesta erdhi një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të gjykatës kushtetuese i cili rrëzoi aktin normativ të qeverisë për shtyrjen e efekteve të ligjit për nëpunësin civil. Deputetë të opozitës iu bashkuan protestës duke premtuar se do të mbronin të drejtat e manifestuesve.

Ndërkohë në sallën e parlamentit seanca kishte nisur menjëherë me polemika dhe tension. Opozita kërkoi që vendimi i javës së shkuar i parlamentit që coi në zëvendësimn e zonjës Xhuka të anullohej. Në ndërhyrjen e tij ish kryeministri Sali Berisha tha se vendi po shkonte drejt destabilizimit: “Kërkoj të zhbëni seancën e turpit, të hiqni dorë nga marrja e pushteteve, kërcënimet e drejtuesve të institucioneve kushtetuese në mënyrat më mafioze. Kërkoj të zbatohen ligjet, Në rast do na detyroni të shkojmë atje ku nuk kemi dashur. E merrni thjesht por e keni gabim. Keni përgatitur kushtet për një destabilizim të atillë që mendja juaj nuk e merr. Ne nuk e dëshirojmë”.

Ndaj deklarimeve të përfaqësuesve të opozitës ndërhyri disa herë kryetari i parlamentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama evitoi të fliste. Ndërsa deputeti socialist Armando Subashi deklaroi se vendimi i parlamentit kishte qenë në përputhje me ligjin duke korrigjuar një shkelje sipas tij: “Ne jo vetëm jemi brenda kushtetutës dhe ligjit, por ju kemi nderuar dhe ju, edhe presidentin e Republikës. Por c’është më e rëndësishmja i kemi kthyer parlamentit kushtetuetshmërinë, i kemi kthyer ligjshmërinë”.

Duke qenë se kërkesa e tyre nuk po merrej parasysh deputetët e opozitës vendosën largimin nga salla. “Ky parlament nuk funksionon. Ne po ju kërkojmë ta bëni të funksionojë. Nëse do të vazhdoni kështu, ne për sot nuk rrimë në këtë sallë. Ju vazhdoni punën tuaj. Ne këtu do na keni sërish. Nuk ikim nga parlamenti”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Edi Paloka.
Ai shpjegoi më pas se opozita do të vazhdojë të luajë rolin e saj në parlament duke ju bashkuar ndërkohë protestave të qytetarëve zoti Paloka.
XS
SM
MD
LG