Lidhje

Kёrkesat e BE, miratohet nisma e shumicёs pёr referendum


Shqipёri, opozita braktis sallёn nё momentin e votimit: “Alibi pёr tё mbulur dёshtimin nё procesin e integrimit”. Berisha: “Votimi akt vendosmёrie pёr miratimin e ligjeve tё Brukselit”. Komisioneri Fyle ishte shprehur kundёr referendumit

Nё Shqipёri parlamenti votoi mbrёmё, vetёm me votat e shumicёs sё djathtё nё pushtet, nismёn e kёsaj tё fundit pёr tё kёrkuar organizimin e njё referendumi pёr miratimin e dy ligjeve dhe reformёs parlamentare tё pёrcaktuara nga Brukseli si njё mundёsi qё vendit tё marrё Statusin kandidat. Socialistёt tё cilёt braktisёn sallёn pak para votimit deklaruan se nisma ishte thjesht njё pёrpjekje e qeverisё pёr tё krijuar alibinё se integrimi po pengohet nga opozita dhe se nё rastin mё tё mirё referendumi do tё mund tё organizohej vetёm vitin e ardhshёm. Kundёr nismёs pёr referendum ishte shprehur nё fundjavё edhe komisioneri europian pёr Zgjerimin Stefan Fyle

As ndёrhyrja urgjente e sё shtunёs mbrёma e komisionerit pёr zgjerim Stefan Fyle, i cili kritikoi hapur idenё e referendumit si njё lёvizje qё, sipas tij, nuk i jepte zgjidhje problemit tё pёrparimit tё Shqipёrisё nё rrugёn e Integrimit europian, nuk e ndaloi shumicёn qё t’i shkonte deri nё fund nismёs sё saj. Njё nismё e ndёrmarrё me nxitim javёn e shkuar, e pёrfshirё me urgjencё nё kalendarin e punimeve tё parlamentit dhe e kaluar nё kohё rekord nё komisionin e ligjeve vetёm nga tё djathtёt, me qёllim qё tё futej nё rendin e seancёs sё djeshme parlamentare. Njё nxitim qё duket se lidhet me pёrpjekjen pёr tё kapur in extremis njё afat kohor tё parashikuar nё ligj, sipas tё cilit kёrkesa pёr referendum duhet tё shqyrtohet nga Komisioni qёndor i zgjedhjeve brenda datёs 15 mars tё cdo viti nё mёnyrё qё tё mund tё organizohet brenda po atij viti, pra brenda 2013.

Por edhe ky fakt nuk e shpejton procedurёn dhe nuk e justifikon ngutin e shumicёs, pasi nuk ka asnjё mundesi qё referendumi, edhe nё rast se do tё zhvillohet, tё mund tё organizohet para dhjetorit tё kёtij viti. Pasi ligji pёrcakton se referendumet nuk mund tё zhvillohen gjashtё muaj para pёrfundimit tё mandatit tё parlamentit, dhe ky afat ёshtё kёtё javё. Po ashtu, sipas ligjit, referendumi nuk mund tё mbahet as brenda tre muajve tё parё tё mandatit tё parlamentit tё ri, qё normalisht duhet tё mblidhet shtatorin e ardhshёm. E gjitha mesa duket i ngjan njё lёvizjeje qё mё shumё ёshtё pjesё e fushatёs elektorale qё de facto ka nisur pёr zgjedhjet e qershorit, se sa njё pёrpjekjeje pёr njё zgjidhje tё shpejtё pёr kёrkesat e Brukselit.


Sipas deputetit socialist Fatmir Xhafaj, i cili foli nё emёr tё grupit parlamentar tё opozitёs, projektvendimi i shumicёs ёshtё absurd, i ndёrmarrё nё shkelje tё procedurave dhe i paplotё edhe nga pikёpamja formale: “Qëllimi juaj është sa i lig aq edhe i marrë ! Ju nuk keni kurajon të pranoni se keni dështuar me integrimin e vendit dhe po shpikni alibin e rradhës për të thënë : Ne kemi dështuar, por fajin e ka opozita ! Arsyeja, se opozita nuk i miratoi 3 ligjet!”

Pёrpara se cёshtja tё kalonte nё votim kryeministri Sali Berisha i bёri thirrje socialistёve qё tё miratonin dy ligjet e kёrkuara dhe reformёn parlamentare, duke u shprehur se ishte i gatshёm t’u linte kohё atyre nёse zotoheshin qё do t’i votonin. Por opozita braktisi sallёn nё shenjё proteste. Pasi kёrkesa mori nё pёrfundim tё votimit mbёshtetjen e 73 deputeteve tё shumicёs kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Ky votim pёrbёn njё akt vendosmёrie pёr tё miratuar tre ligjet. Sikundёr sot dhe gjer ditёn qё do tё mbahet referendumi, pёrvec dy javёve para tij, nё cdo kohё qё opozita merr pёrsipёr pёr tё votuar ligjet, ne jemi tё gatshёm tё ofrojmё mirёkuptimin tonё dhe t’I votojmё. Opozita ka mundёsi tё plotё tё rishqyrtojё qёndrimin e saj, sikundёr nё mёnyrё absolute bllokim i mёtejshёm nuk do pranohet por do ecet vendosmёrisht drejt fjalёs sё sovranit”.

Nga ana e tij komisioneri pёr Zgjerimin Stefan Fyle, tre netё mё parё ishte shprehur se “ligjet, dhe nё veçanti rregullorja e parlamentit, duhet tё aprovohen me konsensus mes opozitёs dhe qeverisё dhe pёr kёtё arsye ёshtё e vёshtirё tё kuptohet ky vendim, i cili ёshtё nё kundёrshtim me frymёn e pёrfshirjes”, theksoi ai nё njё deklaratё, ndёrsa nёnvizonte se “tё zgjedhёsh referendumin nё kёtё rast nuk ёshtё mёnyra se si ndёrtohet konsensusi ndёrpartiak. Kjo nuk mund tё jetё njё mёnyrё pёr tё anashkaluar mungesёn e bashkёpunimit mes qeverisё dhe opozitёs pёr agjendёn evropiane. Kjo nuk ёshtё mёnyra pёr tё plotёsuar kushtet e nevojshme” theksoi ai.

Vendimi pёr referendumin u mor nё pёrfundim tё njё seance maratonё tё parlamentit shqiptar, e karakterizuar nga polemikat e gjata dhe tё zjarrta mes palёve pёr pothuajse tё gjithё cёshtjet e rendit tё ditёs. Pёr afёr 7 orё parlamenti debatoi lidhur me kontratat e dy privatizimeve tё rёndёsishme, atё tё shitjes sё katёr hidrocentraleve tё vegjёl, Shkopet, Ulёz dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2, si dhe kontratёn e koncesionit pёr llotarinё kombёtare.

Opozita kundёrshtoi me forcё tё dy kontratat duke i konsideruar ato si klienteliste. Sipas socialistёve tё katёr hidrocentralet, tё cilat kanё aktivitet fitimprurёs nuk duhet tё shiteshin, ndёrkohё qё thanё se edhe cmimi i ofruar pёr blerje nga kompania turke “Kurum”, prej 109.5 milion eurosh ёshtё i ulёt. Por sipas qeverisё, pretendimet e socialistёve nuk qёndronin. Kryeministri Sali Berisha tha se paratё nga privatizimi ishin tё nevojshme pёr kryerjen e investimeve.

Edhe kontrata pёr tё drejtёn e organizimit tё Llotarisё kombёtare, e fituar nga Austrian Llotery u cilёsua nga socialistёt si njё aferё e dyshimtё. Procesi ishte kundёrshtuar me parё edhe nga dy kompani pjesmarrёse nё garё tё cilat akuzuan qeverinё shqiptare se kishte paracaktuar fituesin. Por ministri i Financave Ridvan Bode foli pёr njё procedurё tёrёsisht transparente.

Po pёrmes debateve kaloi edhe projektligji pёr transmetime audiovizive, i cili priste dritёn e miratimit prej shumё vitesh. Ndonёse nё shumicёn dёrrmuese ai ёshtё miratuar nё konsensus mes palёve, tё djathtёt dhe opozita nuk gjetёn dakordёsi pёr formulёn e pёrbёrjes sё enteve mbikqyrёse dhe rregullatore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG