Lidhje

Parlamenti francez debaton projektligjin për shamitë që mbulojnë fytyrën

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Parlamenti francez debaton projektligjin për shamitë që mbulojnë fytyrën

Parlamenti francez debaton projektligjin për shamitë që mbulojnë fytyrën

Projektligji që ndalon shamitë myslimane që mbulojnë fytyrën u paraqit sot në dhomën e ulët të parlamentit francez.

Legjislacioni përçarës i propozuar nga qevera konseratore e presidentit Nicolas Sarkozy do të debatohet në Asamblenë Kombëtare para se të kalojë në senat në muajin shtator.

Projekligji që pritet të miratohet do të ndalojë gratë të veshin shami që mbulojnë fytyrën në vende publike në Francë.

Gratë që veshin shami të tilla do të përballen me një gjobë prej 150 eurosh. Ky projektligj do të krijojë një vepër të re penale dhe kushdo që dënohet se detyron një grua të vesh shami do të rrezikonte një vit burg dhe 15 mijë euro gjobë.

Legjislacioni pritet të debatohet gjatë në parlament.

Noel Mamere, anëtar i Asamblesë Kombëtare për partinë e Gjelbërt thotë se “Ligji është thjesht një manipulim për të kënaqur shumicën e votuesve konservatorë të Francës”. Ai thotë se do të jetë e vështirë të provosh se gratë janë të detyruara të veshin shamitë pa pëlqimin e tyre dhe se ligji nuk do të jetë i mundur të zbatohet për shkak të legjislacionit të Bashkimit Evropian mbi të drejtat e njeriut.

Por Jacques Myard, anëtar i asamblesë pr Unionin për Lëvizjen Popullore thotë se ligji është i nevojshëm për të treguar gadishmërinë e njerëzve për të jetuar së bashku.

“Në se refuzon të tregosh fytyrën atëherë unë jam viktima pasi nuk e di cili je. E vendos veten në geto dhe më përjashton nga një bashkëbisedë miqësore që duhet të kemi të gjithë”.

Propozimi ka krijuar tashmë zemërim mes shumë grave myslimane.

Franca i ka ndaluar përdorimin e shamive të kokës dhe simboleve të tjera fetare nga shkollat qysh në vitin 2004. Projekligji i ri kap aspektin e dinjitetit të personit sesa çështjen e sigurisë ashtu siç ishte spekuluar gjerësisht.

Një ligj i ngjashëm po hartohet edhe nga qeveria belge dhe ajo spanjolle.


XS
SM
MD
LG