Lidhje

Parlamenti francez miraton projektligjin për ngritjen e moshës së pensionit

  • Zëri Amerikës

Dhoma e Ulët e Parlamentit francez ka miratuar reformat e pensionit që përfshijnë një masë të debatueshme për të rritur moshën e pensionit nga 60 në 62.

Asambleja miratoi masën me 329 vota pro dhe 233 kundër pas një sesioni gjatë natës që u kthye në një ndeshje bërtitmash mes opozitës së udhëhequr nga socialistët dhe mbështetësve të legjislacionit.

Projektligji shkon tani në senatin francez.

Presidenti Nikola sarkozi tha se reformat janë të nevojshme për të ndrequr sistemin me humbje të pensioneve. Mosha e pensionit në Francë është ndër më të ultat në Evropa.

Sindikatat e punëtorëve kanë organizuar protesta të shumta kundër reformave, përfshi një grevë një ditore që tërhoqi më shumë se 1 milionë protestues në fillim të muajit. Një tjetër grevë është planifikuar për më 23 shtator.

XS
SM
MD
LG