Lidhje

Parlamenti gjerman diskuton paketën financiare për Greqinë


Parlamenti gjerman diskuton paketën financiare për Greqinë

Parlamenti gjerman diskuton paketën financiare për Greqinë

Ministri gjerman i financave Wolfang Schaeble tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që Greqia të ketë nevojë për një paketë tjetër ndihmash financiare për të parandaluar falimentimin.

Ndërkohë punonjësit e industrisë së çelikut marshuan sot në qendër të Athinës duke protestuar kundër pushimit nga puna dhe shkurtimeve të pagave që janë pjesë e masave shtrëngues që kërkohen nga kreditorët e Greqisë në mënyrë që ajo të kualifikohet për paketën e re të ndihmave financiare për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Disa anëtarë të parlamentit gjerman e bënë të qartë sot se presin që Greqia të përmbush kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera para votimit të dytë për miratimin e ndihmës financiar për Greqinë që do të mbahet të hënën.

“Unë pres nga ata që deri tani kanë votuar kundër paketës financiare ta bëjnë këtë përsëri”, tha Norbert Barthle i partisë në puishtet Unioni Kristian Demokrat.

Ministri gjerman i financave Wolfgang Shauble tha sot se Greqia mund të ketë nevojë edhe për një tjetër paketë ndihmash financiare para vitit 2020.

“Sikur ta dija se kjo është paketa e fundit financiare, unë tashmë do të kisha një punë tjetër. Por më lejoni t’ju them se unë po bëj gjithçka që është e mund që kjo të jetë paketa e fundit financiare”.

Parlamenti gjerman pritet të miratojë paketën e dytë financiare për Greqinë të hënën, megjithëse nuk është e qartë nëse koalicioni i kancelarjes gjermane Anglea Merkel do të miratojë paketën pa mbështetjen e opozitës.

Ndërkohë në Athinë punonjësit e industrisë së çelikut sot protestuan kundër masave shternguese të qeverisë.

Një punonjës tha se ata mësuan se dy kolegë të tyre sot janë pushuar nga puna dhe ka shqetësime se do të ketë më shumë pushime nga puna.

“Nëse ata na thojnë të njejtën gjë përsëri dhe vazhdojnë pushimet nga puna, ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet tona. Nuk do të lëkundemi nga kërkasat tona”.

Demonstruesit shpresojnë të takohen me zyrtarë të ministrisë së punës dhe thane se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.

XS
SM
MD
LG