Lidhje

Parlamenti grek fillon debatin për masat e shkurtimit të shpenzimeve


Parlamenti grek fillon debatin për masat e shkurtimit të shpenzimeve
Parlamenti grek fillon debatin për masat e shkurtimit të shpenzimeve

Parlamenti grek filloi sot debatin mbi masat jopopullore për shkurtimin e shpenzimeve. Këto masa, që përfshijnë 40 miliardë dollarë në rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve, duhen miratuar në mënyrë që vendi të mund të marrë fondet e nevojshme për të shmangur falimentimin e ekonomisë. Krerët e FMN-së dhe BE-së thonë se reformat duhen miratuar deri të enjten, në mënyrë që Greqia të marrë këstin tjetër prej 17 milionë dollarësh të kredisë që iu premtua vitin e kaluar. Megjithatë, sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për një grevë dy-ditore që do të fillojë nesër.

Greva e njoftuar, e cila pritet të mbahet të martën dhe të mërkurën është e fundit mes protestave, nganjëherë të dhunshme, kundër masave të ashpra për reforma ekonomike.

Komunistët grekë u mblodhën rreth monumentit historik të Akropolit për të protestuar masat për shkurtimin e shpenzimeve. Grupet e punëtorëve vendosën parulla një ditë para grevës mbarë-kombëtare të planifikuar për nesër. Udhëheqësit e grevës kundërshtojnë rritjen e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve, të cilat mund t’u garantojnë Greqisë paratë e nevojshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian.

“Me këtë veprim ne duam t’u tregojmë njerëzve se nuk do t’i dorëzohemi drejtuesve të BE-së dhe FMN-së. Ne duam të tregojmë se ka optimizëm, dhe se mund ta pengojmë qeverinë në miratimin e këtyre masave barbare.”

Nëse Partia Konservatore e Greqisë nuk arrin të miratojë masat të enjten, ajo nuk do ta marrë këstin e pestë të kredisë 110 miliardë dollarëshe dhe mund të bëhet vendi i parë sovran i Eurozonës që familenton.

XS
SM
MD
LG