Lidhje

Parlamenti grek miratoi një paketë të re për shkurtimin e shpenzimeve dhe të vendeve të punës

  • Zëri Amerikës

Parlamenti grek miratoi një paketë të re për shkurtimin e shpenzimeve dhe të vendeve të punës

Parlamenti grek miratoi një paketë të re për shkurtimin e shpenzimeve dhe të vendeve të punës

Parlamenti grek miratoi një paketë të re për shkrutimin e shpenzimeve dhe të vendeve të punës që kërkohen nga huadhënësit ndërkombëtarë, duke e sjellë kështu Greqinë më afër marrjes së paketës shumë të nevojshme të shpëtimit financiar.

Ligjvënësit miratuan dje vonë planin pasi protestuesit dogjën ndërtesa, thyen xhamat e dritareve dhe qëlluan policinë me gurrë dhe bomba me benzinë. Policia sulmoi demonstruesit me gaz lotsjellës.

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Athinë dhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanik.

Të paktën 10 ndërtesave në Athinë iu vu zjarri, duke përfshirë edhe kinema, kafe dhe banka.

Kryeministri Lukas Papadhimas dënoi dhunën, duke thënë se ajo nuk ka vend në demokraci.

Në trazirat me dhunë morën pjesë njerëz të moshave të ndryshme që kishin mbuluar fytyrën me maska deri tek familje të tëra dhe të moshuar. Shumë grekë thanë se kanë sakrifikuar shumë, ndërkohë që qeveria po përpiqet të dalë nga borxhi i madh që ka vendi dhe të shmangë falimentimin.

XS
SM
MD
LG