Lidhje

Tiranë: Parlamenti i heq imunitetin deputetëve socialistë


Tiranë: Parlamenti i heq imunitetin deputetëve socialistë
Tiranë: Parlamenti i heq imunitetin deputetëve socialistë

Parlamenti shqiptar miratoi sot heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, sipas kërkesës së prokurorisë, që po heton veprimtarinë e tyre në ngjarjet e dhunshme të 21 janarit të një viti më parë. Deputetët e djathtë e të majtë bashkuan votat për të hequr imunitetin e kolegëve, të cilët edhe vetë deklaruan se do të votonin pro heqjes së imunitetit për t’u hapur rrugën hetimeve.

Deputetët Balla, Doshi dhe Baraj shpjeguan angazhimin e tyre për të organizuar demonstratën e 21 janarit dhe rrethanat ku ata u gjendën në skena të dhunshme, duke deklaruar se ishin përpjekur të ndihmonin qytetarët. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike deklaruan se heqja e këtyre imuniteteve është e pamjaftueshme, dhe se prokuroria nuk po ndjek hetime gjithëpërfshirëse, por po akuzon vetëm zyrtarët e shtetit që mbrojtën institucionet. Ata përsëritën premtimet se ngjarjet e 21 janarit nuk do të mbeten pa ndricuar, dhe se për to do të ketë një hetim të plotë.

Prokuroria mban të arrestuar prej një viti një ushtarak të gardës kombëtare për vrasjen e një prej katër protestuesve, dhe së fundi akuzoi komandantin e gardës për vrasjen e një tjetri. Po ashtu shoferi i tij dhe tekniku i kompjuterave akuzohen për fshehje të provave, duke ndryshuar armët dhe duke fshirë regjistrimet e kamerave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG