Lidhje

Parlamenti i Kosovës debaton për autostradën Morinë - Merdare

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Parlamenti i Kosovës debaton për autostradën Morinë - Merdare

Parlamenti i Kosovës debaton për autostradën Morinë - Merdare

Parlamenti i Kosovës e ka hedhur sot poshtë me shumicë votash kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për publikimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradës Morinë – Merdare. Në kërkesën e kësaj lëvizjeje është kërkuar që edhe Parlamenti të angazhojë një grup ekspertësh për të rishikuar kontratën e nënshkruar midis Qeverisë së Kosovës me kompaninë amerikane dhe turke Bechtel & Enka.

Votimi në Parlament pasoi një debat të rreptë, gjatë të cilit përfaqësues të Vetëvendosjes akuzuan qeverinë se po shpërdoron paranë publike nëpërmjet këtij projekti.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e cilësoi autostradën si projekt madhor, duke nënvizuar se punimet në këtë autostradë nuk do të ndalen. Ai shprehu bindjen se deri në fund të muajit tetor, do të lëshohen në qarkullim 40 kilometrat e parë.

Çmimi i ndërtimit të kësaj autostrade shpeshherë ka kaluar nëpër një debat të ashpër ndërmjet qeverisë dhe opozitës në Parlamentin e Kosovës.

Ndërtimi i Autostradës Morinë – Prishtinë – Merdare që është vazhdimi i autostradës Durrës – Kukës, nga udhëheqësit në vend është cilësuar si projekt i rëndësishëm që lidh jo vetëm Kosovën me Shqipërinë por edhe rajonin. Çmimi i ndërtimit të autostradës që do të zgjat 36 muaj sillet rreth 700 milion euro, por ky nuk është çmimi përfundimtar. Çmimi real i saj do të dihet gjatë ndërtimit dhe ky ishte njëri prej arsyeve që është zgjedhur mënyra e ndërtimit hap pas hapi.

XS
SM
MD
LG