Lidhje

Parlamenti i Maqedonisë zgjedh kryetarin e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

  • Zëri Amerikës

Parlamenti i Maqedonisë zgjedh kryetarin e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Parlamenti i Maqedonisë zgjedh kryetarin e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Parlamenti i Maqedonisë zgjodhi sot kryetarin e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Boris Kondarko vjen në këtë post i propozuar nga Lidhja Social Demokrate e opozitës, deputetët e së cilës, megjithatë nuk morën pjesë në seancë. Partia vazhdon t’i bojkotojë punimet e Parlamentit. Zoti Kondarko punon si avokat. Ai ka qenë dhe deputet i Lidhjes Social Demokrate, nga viti 2002 deri më 2008.

Zoti Kondarko u zgjodh me tetëdhjetë vota, nga 120 deputetë sa ka Parlamenti i vendit.

Partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE pret që kryetari i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të veprojë në bazë të interesave të shtetit, si përfaqësues jopartiak.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski ka paralajmëruar se të enjten, më 14 prill do të shpërbëhet Parlamenti dhe të nesërmen do ta shpallë datën e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, që do të jetë pesë qershori.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG