Lidhje

Shqipëri, në pikëpyetje procesi për ngritjen e komisionit ad hoc


Në Shqipëri, parlamenti pritej të diskutonte të hënën mbrëma për ngritjen e Komisionit ad hoc i cili duhet të përzgjedhë kandidaturat për në strukturat që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës e ka vënë në pikëpyetje procesin dhe mbetet e paqartë se çfarë vendimi mund të merret. Parlamenti mund të votojë për zyrtarizimin e komisionit ad hoc, veprimtaria e të cilit do të mbetet gjithsesi e bllokuar përsa kohë që opozita nuk do të jetë e pranishme. Palët kanë një numër të barabartë, prej 3 përfaqësuesish secila, por vendimet në përzgjedhjen e kandidaturave duhet të merren me së paku 4 vota.

Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij kryesor, kreu i Parlamentit Ilir Meta, patën një tjetër takim sot, pak orë para seancës, për të cilin nuk u dhanë megjithatë detaje

Javën e shkuar ekspertët ndërkombëtarë përfunduan vlerësimin e 193 kandidaturave, nga të cilat paraprakisht vetëm 29 plotësonin kushtet formale. Sipas ekspertëve vetëm 21 prej tyre rekomandohen t’i kalojnë gjykimit të përlamentit.

Operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka marrë në shqyrtim dhe kandidaturat e përjashtuara për mangësi në dokumentacione, duke përzgjedhur 79 prej tyre të cilët mbeten në vlerësimin e komisionit parlamentar nëse do të merren në shqyrtim ose jo.

XS
SM
MD
LG