Lidhje

Parlamenti maqedonas debaton kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme


Parlamenti maqedonas debaton kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme
Parlamenti maqedonas debaton kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme

Parlamenti i Maqedonisë po debaton në lidhje me kërkesën e opozitës për t'u shpërbërë dhe për të shpallur zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Opozita e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate vlerëson se partia më e madhe në pushtet ka bërë që të ngecet integrimi i vendit në Nato dhe në Bashkimin Evropian, se ka përkeqësuar ekonominë dhe gjendjen sociale në vend, ndërkohë që administratën publike e ka shndërruar në shërbim të vetë partiak, ka akuzuar opozita maqedonase.

Nisma e opozitës megjithatë nuk e ka mbështetjen e shumicës parlamentare. Dy partitë më të mëdha në pushtet, VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit përbëjnë dy të tretat e numrit të deputetëve në Parlament dhe ato janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme.

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se për të paraqet përparësi ndryshimi i emrit të vendit dhe integrimi në Nato dhe në BE, ndonëse për interesat e ngushta të partisë do të ishin në favor zgjedhjet e parakohshme, për shkak të besueshmërisë së lartë që elektorati shqiptar ka tek ajo.

XS
SM
MD
LG