Lidhje

Parlamenti i Kosovës miraton një mocion për ndalimin e importeve nga Serbia

  • Leonat Shehu

Parlamenti i Kosovës miraton një mocion për ndalimin e importeve nga Serbia

Parlamenti i Kosovës miraton një mocion për ndalimin e importeve nga Serbia

Parlamenti i Kosovës e ka miratuar një mocion për marrjen e masave për ndalimin e importeve nga Serbia. Ky mocion i cili është paraqitur para deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, u miratua me 44 vota pro, 33 kundër dhe 2 abstenime.

Në mocion bëhet thirrje që “qeveria t'i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxis dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia dhe që qeveria t’í forcoj të gjitha mekanizmat shtetëror për të siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë”, thuhet në mocionin e hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mocioni është miratuar pas një debati rreth çështjes së masave për ndalimin e importeve nga Serbia që ishin vendosur më 20 korrik të këtij viti si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallrave nga Kosova.

XS
SM
MD
LG