Lidhje

Parlamenti rus miraton marrëveshjen me SHBA për pakësimin e armëve bërthamore


Parlamenti rus miraton marrëveshjen me SHBA për pakësimin e armëve bërthamore
Parlamenti rus miraton marrëveshjen me SHBA për pakësimin e armëve bërthamore

Parlamenti rus i dha miratimin përfundimtar marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve bërthamore me 30 përqind nga secili vend.

Dhoma e lartë e parlamentit rus votoi dje për të ratifikuar traktatin e ri të armëve, një ditë pasi marrëveshja u miratua nga Duma.

Pas votimit dje, presidenti Obama i telefonoi presidentit rus Dmitri Medvedev për ta falenderuar. Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit premtuan të shtojnë përparimin e bërë.

Zoti Obama dhe zoti Medvedev e nënshkruan traktatin prillin e kaluar për të zëvendësuar dokumentin e nënshrkuar në përfundim të Luftës së Ftohtë në vitin 1991.

Traktati i ri e kufizon secilin vend të ketë 1 mijë e 550 mbushje bërthamore.

XS
SM
MD
LG