Lidhje

Parlamenti i Shqipërisë miraton marrëveshjen pozitë-opozitë


Parlamenti i Shqipërisë miraton marrëveshjen pozitë-opozitë
Parlamenti i Shqipërisë miraton marrëveshjen pozitë-opozitë

Në Shqipëri parlamenti ktheu sot në nje akt zyrtar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë mes shumicës dhe opozitës duke votuar për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore e më pas duke aprovuar me konsensus edhe dy nga ligjet që kërkonin tre të pestat e votave. Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i pranishëm në seancën e parlamentit. Sipas tij bëhet fjalë për një proces pozitiv që do të çojë në realizimin e reformave të rëndësishme. Edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth u shpreh përmes një deklarate se ky është një fillim inkurajues.

XS
SM
MD
LG