Lidhje

Parlamenti spanjoll miraton paketën e ndihmës ekonomike


Parlamenti spanjoll miraton paketën e ndihmës ekonomike
Parlamenti spanjoll miraton paketën e ndihmës ekonomike

Parlamenti spanjoll miratoi një paketë ndihmash ekonomike në përpjekje për të luftuar krizën e borxhit evropian.

Socialistët në fuqi në Spanjë miratuan vetëm me një votë më shumë, paketën prej 18 miliardë dollarësh e cila përfshin shkurtimin e pagave për punonjësit civilë.

Në një zhvillim tjetër, Sekretari amerikan i Thesarit tha se Amerika dhe Gjermania janë dakort se sistemi financiar global ka nevojë për reforma.

Zoti Geithner i bëri komentet sot në Berlin pas takimit me ministrin gjerman të financave Volfgang Shable. Zoti Geithner po u kërkon kolegëve evropianë të sigurojnë tregjet se kriza financiare nuk do të përhapet.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së kanë patur mosmarrëveshje për reformën e sistemit financiar pas krizës më të rëndë ekonomike në disa dekada.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se traktati i BE-së duhet të ndryshojë për të patur sanksione më të rrepta ndaj vendeve të kalojnë kufirin e defiçitit.

XS
SM
MD
LG