Lidhje

Parlamenti vazhdon diskutimet për ekonominë


Qeveria Rama ne parlament

Qeveria Rama ne parlament

Parlamenti shqiptar diskutoi sot disa orë me radhë mbi zhvillimet ekonomike dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura nga qeveria e mëparshme. Qeveria dhe opozita shkëmbyen replika mbi gjendjen e ekonomisë dhe rrugët që po ndiqen nga qeveria e re për të dalë nga kriza. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po e rifut Shqipërinë në rrugën e rritjes ekonomike, dhe nuk shihen pasoja recesive. “Politikat ekonomike dhe marrëveshja me FMN-në janë model për t'ju rikthyer punës me rezultate të matshme, ndërkohë që po shlyhen edhe borxhet e bartura” - theksoi ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për rritjen e çmimeve dhe taksave, ndërsa kërkoi të bëhet kujdes për sektorë strategjikë si energjia, dhe të mos thellohen borxhet. Kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe, tha se nga kreditë e këqija rreth 240 milionë dollarë janë për shkak të punimeve të papaguara nga qeveria e mëparshme, e cila i zhyti firmat ndërtuese në borxhe për qëllime elektorale. Ish-ministri i financave, Ridvan Bode tha se taksat e rritura si tatimi mbi fitimin, e rritur 50 për qind, dhe taksa mbi korporatat u parapaguan në të njëjtin nivel me një vit, edhe pse taksa u rrit. Ndërsa taksa mbi të ardhurat, e rritur në mënyrë progresive deri në dyfish, ka sjellë më pak të ardhura në buxhet.

Debatet mes qeverisë dhe opozitës po i kushtohen tani përherë e më shumë çështjeve ekonomike. Marrëveshja e qeverisë me FMN-në është prej disa javësh në qendër të debateve, ndërsa në ekonomi po ndihen efektet e para të politikave të reja ekonomike fiskale të qeverisë Rama.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG