Lidhje

Parlamenti shqiptar miraton ligjin për lejimin e hetimeve të ngritura nga akuzat e z. Dick Marty

  • Armand Mero
  • Tiranë

Parlamenti shqiptar miratoi sot me konsensus një ligj të posacëm i cili i njeh Njësisë së Hetimeve Speciale të prokurorëve të ngritur nga Bashkimi europian në bashkëpunim me misionin e tij në Kosovë Eulex, autoritetin për të hetuar rreth akuzave të ish anëtarit të asamblesë së Këshillit te Europës Dick Marty, mbi një trafik të mundshëm organesh në fund të viteve ’90.

Menjëherë pas vendimit të parlamentit Njësia e Hetimeve Speciale e përshëndeti atë duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm përpara pasi forcon më tej aftësinë e saj "për të kryer një hetim penal të plotë, të drejtë dhe të pavarur lidhur me akuzat për krime lufte dhe për krim të organizuar që përmbahen në raportin e Këshillit të Evropës".

Në deklaratën e Njësisë speciale saktësohet se “ky do të jetë një hetim kompleks dhe i gjatë, por miratimi i këtij ligji është me rëndësi të veçantë pasi ai do të lejojë të kryhen veprimtari hetuese në mënyrë autonome në territorin shqiptar ku raporteri Dick Marty beson se janë kryer shumica e krimeve të pretenduara”.

Vendimi i parlamentit shqiptar u pershendet dhe anga ambasada amerikane ne Tirane, e cila u shpreh se e “sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.

Njësia e Hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara” thuhet më tej në deklaratën e ambasadës ku saktësohet se “pret një hetim i plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë si dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG