Lidhje

PS paraqet programin e ri, duke e quajtur rrugën e opozitës drejt pushtetit

  • Armand Mero

PS paraqet programin e ri, duke e quajtur rrugën e opozitës drejt pushtetit

PS paraqet programin e ri, duke e quajtur rrugën e opozitës drejt pushtetit

Në kongresin e socialistëve do të miratohen edhe ndryshime në statut, si edhe do zgjidhen anëtarët e asamblesë

Në Shqipëri partia socialiste nisi sot kongresin e saj ku do të miratohen ndryshime në statut, do zgjidhen anëtarët e asamblesë si dhe do miratohet programi i ri. Sipas kryetarit socialist Edi Rama ky program përfaqëson ofertën dhe rrugën e opozitës drejt pushtetit. Programi është i mbështetur në katër shtylla, ekonomia, demokracia, politikat sociale dhe integrimi europian i vendit. Në fjalën e tij zoti Rama bëri thirrje për bashkim mes socialistëve dhe jo bashkëpunim me kundërshtarin politik për hir të qëllimeve personale. Programi i ri tha ai përfaqëson programin e tre gjeneratave në këtë parti, duke deklaruar se për hir të interesave të vendit opozita do të bashkëpunojë dhe me qeverinë për të përshpejtuar integrimin europian.

Afër 1550 delegatë socialistë, anëtarë të forcës kryesore të opozitës u mblodhjën sot në kongresin e tyre, ngjarja më kryesore në jetën politike një partie. Një ngjarje që për opozitën ka dhe një vlerë të shtuar pasi kongresi do të miratojë, afër 1 vit e gjysëm nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, programn e ri, dokumentin me të cilin socialistët do të kërkojnë ardhjen e tyre në pushtet duke ripërtërirë, sivc nënvizoi zoti Rama besimin e qyetarqve se Shqipëria mund të bëhet: “Ky është fillimi i një rruge të re, për ta kthyer programin e ri në një frymë të re besimi tek njerëzit e rraskapitur nga ekonomia në krizë. Drejtësia në krizë. Demokracia në krizë. Ky është fillimi i një rruge të re, për ta futur politikën në çdo shtëpi jo me erën e dasive të së shkuarës, po me fuqinë e propozimeve për të ardhmen”.

Programi socialist u prezantua nga katër përfaqësues socialistë të cilët shpjeguan edhe shtyllat në të cilat ai mbështetet: nga ekonomia ku socialistët premtojnë reformat të thella e të gjithanshme, te demokracia e cila nis me zgjedhjet e lira dhe forcimin e institucioneve, te ripërtëritja e shoërisë për të cilën socialistët premtojnë reforma në arsim dhe shëndetësi te integrimi dhe politika e jashtme e vendit me synimin për të përshpejtuar procesin e afrimit më Bashkimin europian.

Kongresi i socialistëve vjen pas dy vjetësh jete politike të përqëndruar në një përplasje të fortë me shumicën e kryeministrit Sali Berisha. Një periudhë e shoqëruar jo pak nga debatet dhe kundërshtitë e brendshme e për të cilat zoti Rama foli dhe në fjalën e tij duke ju përgjigjur kritikëve të vet: “Atyre që më gjykojnë duke u nisur nga qëllimet e tyre u them se s’jam i pagabueshëm. Por mos bëni me gabimet e mia të mundshme fajin e madh të shërbimit për kundërshtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirisë. As nga mungesa e demokracisë apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonisë mes brezave apo nga mungesa e punës në ekip”.

Por për zotin Rama në partinë socialiste nuk ka vend për përjashtime por për bashkëpunim: “Sot Partia Socialiste e ka vërtet një problem për të zgjidhur me veten. Dhe për ta zgjidhur pa humbur kohë me përkushtimin e të gjithëve dhe me përjashtimin e askujt. Ky problem është etika e përfaqësimit në të gjitha nivelet, nga deputetët tek kryetarët e partisë në territore e deri tek kryetarët e organizatave. Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon. Po askush s’ka të drejtë të përdorë mandatin e përfaqësimit në varësi të asaj që përfiton ose nuk përfiton për vete”.

E për t’i mëshuar idesë së bashkimit, zoti Rama theksoi se dhe programi përfaqëson të tre gjeneratat e partisë socialiste: “Është programi i atyre që e themeluan këtë familje politike. Është programi i atyre që e ngritën Shqipërinë nga gërmadhat e vitit ’97. Është programi i atyre që u bënë pjesë e kësaj partie në shekullin e ri. Ky është programi i reflektimeve të thella”

E për këtë arsye sipas zotit Rama duhen lënë pas sherret dhe grindjet për qëllime mirëfilli politike tha ai: “Sot nuk ka vend për to. As brenda partisë, as midis partive, madje as me kundërshtarin politik, me të cilin kurrë nuk mund të na bashkojë vizioni dhe idetë për Shqipërinë që duam. Por asnjë herë, mospëlqimi I thellë personal nuk do na pengojmë të dialogojmë në emër të interest madhor të kombit dhe shtetit që përfaqësojmë. Sot ky interes madhor kërkon me urgjencë të përshpejtohet me cdo kusht procesi I integrimit”.

Zoti Rama shpjegoi se të hënën, partia e tij do të ofrojë një tjetër propozim që lidhet me procesin e integrimit.

Përvec programit, socialistët do të miratojnë edhe disa ndryshime në statut e do të zgjedhin dhe anëtarët e rinj të asambalesë së tyre kombëtare, prej nga më pas do të dalë edhe kryesia e re partisë.

XS
SM
MD
LG