Lidhje

Partnerët e BP-së kritikojnë raportin për incidentin në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Partnerët e kompanisë BP në platformën e Gjirit të Meksikës, e cila shpërtheu dhe shkaktoi rrjedhjen më të madhe të naftës në historinë amerikane, po akuzojnë kompaninë e naftës se po i shmanget përgjegjësisë për katastrofën.

BP botoi dje rezultatet e një hetimi për rrjedhjen e naftës, duke thënë se shumë kompani dhe ekipe punuese ishin fajtore. Raporti thotë se shpërthimi në platformën "Deepwater Horizon" në muajin prill u shkaktua nga një varg i ndërlikuar i dështimeve mekanike, gjykimit të dobët dhe gabimeve në projektim.

Transocean, kompania që ishte pronare e platformës, e quajti raportin e BP-së përpjekje "për t'i shërbyer vetes" sa për t'u ikur përgjegjësisë për gabimet dhe për të zvogëluar shpenzimet për ndërtimet. Halliburton, kompania përgjegjëse për çimentimin e pusit të naftës, tha se raporti i BP-së "lë pa përmendur fakte të rëndësishme dhe përmban pasaktësi të mëdha".

XS
SM
MD
LG