Lidhje

Biznesi i parukerisë i bën ballë rënies ekonomike

  • Elisabeth Lee

Që nga rënia ekonomike e vitit 2008, mbijetesa ka qenë e vështirë për shumë biznese në disa sektorë të industrisë amerikane. Por një lloj biznesi i vogël po lulëzon dhe pritet që të gjejë jehohnë në të gjithë Amerikën. Bëhet fjalë për një lloj të ri të trajtimit të flokëve për zonjat që duan të jenë të kuruara me kujdes në pamjen e tyre, duke mos shpenzuar shumë para.

Kjo nuk është një floktore tipike. Parukierët në sallonin Dry Bar nuk presin dhe nuk lyejnë flokët e klienteve, qëllimi i tyre është që të bëjnë çdo kliente të ngjajë si një njeri i famshëm përmes shampove profesionale dhe tharëseve të flokëve. Çmimi për këtë shërbim është 35 dollarë.

“Është një çmim i mirë. Unë mund t’i kursej 35 dollarë çdo javë duke mos shkuar nëpër restorante por duke ngrënë në shtëpi”.

“Na duket sikur nuk thajmë thjesht flokët e një klienteje, por sikur shesim lumturi dhe besueshmëri për dikë, përmes proçesit të trajtimit të flokëve”.

Ali Webb ka krijuar sallonin Dry Bar , i pari vetëm për tharjen e flokëve në Los Angelos, për të plotësuar një boshllëk që ajo vërente në treg.

“Në treg ka ose floktore të nivelit të lartë ku ju paguani 80, 90 apo 100 dollarë për shërbimin që dëshironi, ose rrjete dyqanesh me çmim të ulët, por ku nuk dihet se çfarë shërbimi gjen”.

Mbarëvajtja e dyqanit ka ecur shumë mirë dhe për dy vjet, zonja Webb ka 16 floktore për tharjen e flokëve anembanë Shteteve të Bashkuara. Deri në fund të vitit të ardhshëm, ajo pret që të hapen edhe 9 të tjera. Por salloni Dry Bar nuk është i vetmi që ka sukses.

“Dyqanet e mia po hapen çdo ditë në zona të ndryshme, anembanë vendit”.

Gretty Hasson hapi dyqanin për tharjen e flokëve dy vjet më parë.

“Ne kuptuam se kjo ishte një prirje e kohës që kishte gjetur vehten në San Francisko, Kanada e në Nju Jork, dhe menduam se edhe Beverly Hillsi ishte një vend i mirë për të hapur një sallon të tillë”.

Kërkesa për këtë lloj shërbimi ishte kaq e madhe sa që salloni nisi të kishte fitime që muajin e parë që kishte nisur punë.

“Ne e hapëm floktoren tonë gjatë recesionit dhe kjo na ndihmoi në një farë mënyre. Sepse gratë që rregullojnë flokët çdo javë për 70 dollarë, tani mund të merren me flokët e tyre dy herë në javë për të njëjtin çmim. Dhe gratë që nuk kishin mundësi të rregullonin flokët e tyre për 70 dollarë tani mund t’i rregullojnë për 35 dollarë”.

Zonja Hasson thotë se ajo po mendon që të hapë dyqanin e dytë të saj. Shumë sallone për tharjen e flokëve ju ofrojnë klienteve të tyre shërbime çlodhëse si shampanjë, apo një ushqim të lehtë, e madje disa shfaqin edhe filma në sfond të ambjentit të tyre. Pronarët e dyqaneve të tilla thonë se niveli i grave që vijnë tek ta është nga gratë që punojnë e deri te mamatë.

“Jam shkrimtare, aktore, nënë, nuk hyj tek zonjat që paguajnë çdo javë nga 500 dollarë për flokët e tyre. Ndaj mendoj se është një çmim shumë i mirë”.

Gretty Hasson thotë se floktoret për stilimin e flokëve përmes tharjes së tyre nuk janë thjesht një prirje e momentit. Ajo pret që ato shumë shpejt të jenë pjesë e çdo lagjeje apo qyteti.
XS
SM
MD
LG