Lidhje

Pashkët festohen edhe nga besimtarët ortodoksë të Qarkut të Gjirokastrës


Pashkët po i festojnë sot edhe besimtarët ortodoksë të Qarkut të Gjirokastrës.

Në objektet e kultit mijëra besimtarë uruan njëri-tjetrin mbrëmë në mesnatë në meshat e mbajtura duke përcjellë mesazhin e ngjalljes së Krishtit. Klerikët ortodoksë përcollën në të gjitha rrethet e këtij Qarku mesazhin për besimin dhe harmoninë duke u lutur për ditë më të mira për të gjithë.

Drita e ringjalljes u përhap mbrëmë nga të gjithë besimtarët në shtëpitë e tyre.

Disa mijëra emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, megjithë problemet e krizës ekonomike u kthyen në Shqipëri për të festuar me të afërmit e tyre Pashkët Orthodhokse.

Në këtë festë të shënuar besimtarët orthdodhoksë i ndajnë urimet edhe me besimtarët e feve të tjera në Shqipëri në një traditë të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

XS
SM
MD
LG