Lidhje

Pasiguria financiare e Italisë ndjehet në tregjet e aksioneve


Pasiguria financiare e Italisë ndjehet në tregjet e aksioneve
Pasiguria financiare e Italisë ndjehet në tregjet e aksioneve

Tregjet financiare aziatike u mbyllën sot me humbje të mëdha, si reagim se shqetësimet për keqësimin e gjendjes financiare të Italisë mund të shkaktojnë një recesion të ri.

Indeksi Nikkei i Japonisë ra thuajse 3 për qind dhe ai i Hong Kongut ra rreth 5 për qind pas lajmit se interesi i huamarrjes për bonot e thesarit në Itali arriti në 7 për qind. Kjo shifër e tejkalon atë që e detyroi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë të kërkojnë paketa ndihmash nga BE-ja.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës dhe një paketë ndihmash për të parandaluar krizën për shkak të borxhit prej 2,6 trilionë dollarësh do të ishte tepër e kushtueshme për bllokun prej 17 vendesh të Eurozonës.

XS
SM
MD
LG