Lidhje

Pasojat e ndryshme të të ftohurit tek njerëz të ndryshëm

  • Astrit Lulushi

Pasojat e ndryshme të të ftohurit tek njerëz të ndryshëm

Pasojat e ndryshme të të ftohurit tek njerëz të ndryshëm

Një studim i ri tregon se numri i operacioneve për çbllokimin e artereve të zemrës ka rënë vitet e fundit në spitalet amerikane. Arsyeja është se kjo procedurë është duke u zëvëndësuar me një mënyrë tjetër më pak kirurgjike. Ndërsa gripi shpesh quhet i ftohur i lehtë, ai mund të sjellë pasoja jo të zakonëshme që prekin cilësinë e jetës.

Një ditë Erin Martin, nënë dhe pronare e një biznesi, u prek nga i ftohuri i zakonshëm. Ajo humbi zërin. Kaluan javë, e muaj, dhe ajo po njësoj: i ftohuri i iku, po ashtu edhe zëri.

"Unë vetëm përshpëritja, zë nuk kisha", thotë ajo.

Edhe për mjekësinë ky rast është mister. Mjekët i dhanë antibiotikë, steroide për shlodhjen e muskujve dhe barna antiacid. Por pa efekt. Erin filloi të dyshonte se mos kishte kancer.

"Ndryshe nuk kishte si të shpjegohej? Pa arsye, pa shkak unë nuk kisha zë", thotë ajo.

4 muaj kaluan në agoni, dhe një ditë shoqet i thanë se kishin dëgjuar në radio një lajm.

"Ato më morën në telefon dhe më thanë se kishin dëgjuar rreth një gruaje që i kishte ikur zëri, njësoj si mua dhe ishte shëruar"

Ato më thanë se kishin dëgjuar se një mjek kishte thënë se i ftohuri i zakonshëm mund të shkaktojë dysphoni funksionale. Kjo ndodh kur virusi i të ftohurit prek atë që quhet "kuti e zërit" dhe shkakton pezmatimin dhe enjtjen e muskujve për rreth. Në raste të tilla zëri ngjiret. Kur enjtja e muskujve për rreth kësaj kutie është e madha, personi humbet zërin plotësisht.

Erin Martin vendosi të shkojë për një vizitë në Klinikën e Klevelandit, 7 orë larg nga shtëpia e saj. Atje mjekët i thanë se mund tia kthenin zërin brenda pak minutave. Procedura ishte e thjeshtë; shlodhje e muskujve të zërit nëpërmjet fërkimeve apo masazheve. Pas 15 minutash, Erin filloi të flasë, zëri i ishte kthyer. Agonia e filluar 4 muaj më parë, morri fund. Asaj ende i duket e pabesueshme dhe vetëm tani e kupton se sa shumë mund të dëmtohet cilësia e jetës nga një sëmundje fare e thjeshtë.

Një procedurë më e lehtë zevendëson operacionet "bypass" në zemër

Një studim i ri tregon se numri i operacioneve për çbllokimin e artereve të zemrës ka rënë vitet e fundit në spitalet amerikane. Arsyeja është se kjo procedurë është duke u zëvëndësuar me një mënyrë tjetër më pak kirurgjike. Rihapja e rrjedhës së gjakut në arteret e bllokuara të zemrës mund të kërkojë ndërhyrje të rënda kirurgjike, si hapja e kraharorit, ose procedurat më pak ndërhyrëse si përdorimin e një tullumbace ose një tubi të hollë metalik "stents" në arter. Në të dyja këto raste, ndërhyrjet krijojnë për gjakun e bllokuar një anashkalim ose bajpas - "bypass".

Me mënyrën më pak kirurgjike e quajtur P-C-I (Percutaneous Coronary Intervention), mjekët nëpërmjet një kateteri vendosin në arter një tub, i cili ndihmon për çbllokimin e arterit duke krijuar për gjakun një anashkalim.

Përmirësimet e kësaj procedure gjatë 10 vjetëve të fundit ka bërë që të pakësohet numri i ndërhyrjeve të rënda kirurgjike bajpass për çbllokimin e artereve.

Doktor Peter Groeneveld i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë është bashkëautor i studimit që morri në shqyrtim të dhënat rreth operacioneve koronare bajpass të kryera në spitalet amerikane nga viti 2001 deri në 2008. Rezultatet e studimit, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë :JAMA), tregojnë se numri i këtyre operacioneve ishte pakësuar 38 përqind, duke e bërë procedurën P-C-I si zgjedhjen më të përhapur për trajtimin e bllokimeve koronare.

XS
SM
MD
LG