Lidhje

Pasojat e publikimeve të dokumentave sekrete në WikiLeaks

  • Gary Thomas

Pasojat e publikimeve të dokumentave sekrete në WikiLeaks

Pasojat e publikimeve të dokumentave sekrete në WikiLeaks

Publikimi në faqen e internetit WikiLeaks i një sasie tjetër dokumentesh sekrete të qeverisë amerikane, ishte shokues për shumë ekspertë të fushës së sigurisë. Publikimet e mëparshme nga WikiLeaks përmblidhnin raporte nga terreni të një rendësie më të vogël nga luftimet në Irak dhe Afganistan. Por ndryshe nga dokumentet e publikuara fillimisht të karakterit ushtarak, vala e fundit e dokumenteve të nxjerra ka të bëjë me çështje diplomatike që shpesh janë të rendësisë së lartë. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, disa analistë thonë se agjencitë qeveritare mund jenë treguar më të lirshme se sa duhet në ndarjen e dokumenteve.

Për shumë njerëz, sikurse ligjvënësin britanik Malcolm Rifkin, habia e daljes së mijëra dokumenteve diplomatike amerikane nuk ishte vetëm tek përmbajtja, por edhe sa të shpërndara ishin ato mes qarqeve qeveritare.
“Nuk është vetem fakti që ato u bënë publike por shumë prej tyre janë dokumente të një natyre tejet sensitive. U habita shumë dhe u shqetësova kur mësova se mijëra njerëz duket se kanë qasje ndaj ketyre informatave. Sa më shumë njerëz të kenë qasje tek dokumentet aq më shumë shtohen shanset për daljen e sekreteve”.

Analistët thonë se dalja e sekreteve nga WikiLeaks i ka burimet tek ndryshimet e bëra pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Komisioni që hetoi sulmet terroriste i kritikoi ashpër agjencitë e zbulimit se kishin dështuar të shkëmbenin me njëra tjetërn informacione kritike, të cilat të analizuara së bashku, mund të kishin sjellë si rezultat zbulimin dhe ndoshta parandalimin e komplotit. Por analistët thonë se për nga vetë natyra, agjencitë e zbulimit janë sekrete dhe nuk u besojnë qarqeve të jashtme, kështu hapja e tyre ndaj njëra tjetrës ishte një detyrë shumë e vështirë.

Pentagoni krijoi një rrjet kompjuterik të quajtur SIPRNet apo Rrjeti i Lidhjes Sekrete me Internetin, një qasje sekrete interneti mes Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit, që u mundëson atyre shkembimin e mesazheve dhe informatave të gradës sekret dhe më të ulët. Në bazë të programit të shkembimeve të hapura, ky rrjet mund të përdoret nga të gjithë ata që kanë një nivel të caktar sigurie nga departamentet perkatëse.

Por analistët thonë se e meta e sistemit ishte hapja e tij. Zyrtarët thonë se një ushtar amerikan i nivelit të tretë më të ulët në ushtri, shkarkoi mijëra dokumente nga sistemi SIPRNet dhe ja dha ato WikiLeaks. Bradley Mannin, një analist zbulimi u arrestua dhe ndaj tij u ngritën akuza në qershor në lidhje me daljen e disa sekreteve të tjera dhe njoftohet se ndaj tij bë bëhet hetime edhe për dalje të tjera informacionesh përkatësisht ofruar WikiLeaks.
Ish-zyrtari i CIA-s Jeffrey Smith thotë se vetem ideja që një ushtar i një niveli kaq të ulët të ketë qasje ndaj informacioneve të tilla ngre pyetje shqetësuese.

“Është një pyetje me vend se pse një ushtar i një rengu të ulët edhe pse në fushën e zbulimit, duhet të ketë qasje tek informacione të tilla që duket se nuk kanë lidhje me detyrën e tij. Në anën tjetër, ka patur kritika të shumta që mbrojtja dhe zbulimi nuk kanë ndarë inforamcione në mënyrë adekuate. Druaj se nga zelli për të ndihmuar analistët e zbulimit, njerëzit u lejuan të kenë qasje pa një mbikëqyrje të përshtatshme”.

Eksperti i zbulimeve kibernetike Jeffrey Carr, i cili ka dhënë këshilla mbi kërcënimet në internet për qeverinë amerikane, thotë se ishte shokuar se nuk kishte monitorime apo sisteme paralajmëruese që dikush po shkarkonte dokumente të shumta. Ai thotë se agjencitë u mbështeten shumë në teknologji si një mjet rregullues për problemin e ndarjes së informacioneve.

“Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një zgjidhje teknologjike dhe u besojnë sistemeve të automatizuara, që në njëfarë mënyre, sipas tyre, përbën zgjidhjen. Por në të vërtetë nuk përbën zgjidhjen. Dihet që gjithmonë gabohesh kur beson 100 përqind në zgjidhjet e atomatizuara dhe kryesisht në fushën e zbulimit”.

Por tashmë është druajtja se agjencitë do të rikthehen tek mënyrat e tyre më sekrete. Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Raymond Clapper, agjenci kjo e cila u krijua për të nxitur bashkëpunimin dhe ndarjen e informacioneve mes agjencive qeveritare, tha në fillim të nentorit se publikimi i mëparshëm i sekreteve nga WikiLeaks e ka thelluar edhe më tej mosbesimin e ndërsjellë burokratik mes 16 agjencive të zbulimit të qeverisë federale.

“WikiLeaks dhe vazhdimi i hemoragjisë së daljes së sekreteve në mjetet mediatike bie ndesh me nocionin e bashkëpunimit dhe integrimit. Ndaj balanca këtu duhet të arrihet mes nevojës për ndarjen e informacionit dhe nevojës për ta ruajtur atë. Ndaj duhet të punohet më mirë për të mbikëqyrur të paktën shkembimin e informatave të zbulimit në internet. Kështu që, nëse dikush po shkarkon gjysëm miliardi dokumente ne duhet ta zbulojmë këtë njëkohësisht dhe jo pasi të faktohet kjo”.

Revista Time njofton se Departamenti i Shtetit i ka ndërprerë përkohësisht lidhjet në SIPRNet dhe se Pentagoni ka dhënë urdhër për shtrengimin e masave të sigurisë mes përdoruesve të programit.

XS
SM
MD
LG