Lidhje

Pasok fiton zgjedhjet lokale


Pasok fiton zgjedhjet lokale
Pasok fiton zgjedhjet lokale

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu e tërhoqi kërcënimin se do të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Ai tha se zgjedhjet e djeshme lokale treguan se votuesit dëshirojnë që qeveria të vazhdojë reformat. Greqia po zbaton masa të rrepta për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, duke përfshirë uljen e rrogave, rritjen e taksave dhe ngrirjen e pensioneve.

Kryeministri Papandreu kishte premtuar se do të kërkonte zgjedhje të parakohshme nëse partia e tij Pasok do të humbte në zgjedhjet për 13 guvernatorë rajonalë dhe 325 kryetarë bashkie, të cilat shiheshin si referendum për masat e marra nga qeveria për shkurtimin e shpenzimeve.

Por zoti Papandreu e tërhoqi kërcënimin, duke thënë se votimet në zgjedhjet lokale treguan se grekët duan që qeveria e tij të vazhdojë përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare.
“Njerëzit e mbështesin qeverinë, atëherë përse duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme?”

Kryeministri kishte premtuar se do të kërkonte zgjedhje të parakohshme nëse partia e tij Pasok do të humbte në zgjedhjet lokale, të cilat shiheshin si referendum për masat e marra nga qeveria për shkurtimin e shpenzimeve.
Parashikimet zyrtare tregonin se kandidatët e mbështetur nga socialisët ishin përpara në shtatë nga 13 garat rajonale, megjithëse tre prej tyre me diferencë të ngushtë.
Rezultatet e 45 përqind të votave të numëruara tregoning se Pasoku dhe konservatorët kryesonin secili në gjashtë rajone, ndërsa ishin thuajse baraz në rajonin e fundit.
“Mendoj se qeveria e ka ruajtur fuqinë dhe kjo i jep mundësinë të vazhdojë politikat e saj. Greqia po kalon një periudhë të vështirë historike dhe votuesit kanë treguar se duan që vendi të ecë përpara.”

Në zonat ku nuk do të ketë fitues të qartë, balotazhet do të zhvillohen më 14 nëntor.
Greqia po vëzhgohet nga afër nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian të cilët i kanë dhënë një paketë kredish prej 140 miliard dollarësh në mënyrë që vendi të paguajë borxhet.

XS
SM
MD
LG