Lidhje

Shqipëri, nismë për pastrimin e qyteteve


Dhjetra mijëra qytetarë, e kryesisht nxënës e studentë iu bashkuan sot nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”

Në Shqipëri dhjetra mijëra qytetarë, e kryesisht nxënës e studentë iu bashkuan sot nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, si pjesë e lëvizjes “Let’s Do it Ëorld” e përhapur në shumë vende të botës

Në të gjithë vendin qytetarët u angazhuan vullnetarisht për të pastruar mjediset e lagjeve apo ato prane institucioneve ku ata jetojnë e punojnë. Mbeturina të llojeve të ndryshme janë grumbulluar për t’u dërguar më pas në vendet e trajtimit të tyre.

Nisma u mbështet dhe nga institucionet shtetërore. Kryeministri Edi Rama iu bashkua nxënësve dhe qytetarëve në zonën e Kombinatit në Tiranë së bashku me ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Sipas zotit Rama, kjo “nuk duhet të jetë një ditë e shënuar por e përditshmja e cdo qytetari”.

Në Shqipëri problemi i mbeturinave shqetëson thuajse të gjithë qytetet e vendit, ku ende, një pjesë e tyre nuk kanë impiante për trajtimin e mbeturinave, ndërkohë që mungon grumbullimi i diferencuar i mbetjeve urbane.
XS
SM
MD
LG