Lidhje

Raport i ri: Familjet amerikane ende larg rimëkëmbjes


Banka qendrore amerikane arriti në përfundimin se familjet amerikane kanë rikuperuar më pak se gjysmën e pasurisë që kishin para recesionit të thellë të viteve 2008-2009.

Një degë e Rezervës Federale në St. Louis të shtetit Mizuri thotë se familjet amerikane akumuluan një pasuri neto me vlerë 66 trilionë dollarë deri në fund të vitit të kaluar. Por raporti shton se kjo shumë përfaqëson vetëm 45 për qind të shumës që kishin familjet amerikane në vitin 2007, disa muaj para rënies më të thellë ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Banka Qendrore tha se pretendimet se dëmi i shkaktuar nga kriza është riparuar në një masë të madhe, janë të pajustifikueshme.

Rritja e vlerës së indekseve kryesore në bursën amerikane gjatë javëve të fundit bëri që shumë analistë të deklaronin se familjet amerikane kanë rikuperuar thuajse të gjithë pasurinë e humbur gjatë krizës. Por raporti i fundit thotë se rritjet e bursës përfaqësonin kryesisht përfitime për familjet më të pasura.
XS
SM
MD
LG