Lidhje

Patrullohen rrugët e Abixhanit në përpjekje për të rikthyer qetësinë

  • Zëri Amerikës

Patrullohen rrugët e Abixhanit në përpjekje për të rikthyer qetësinë

Patrullohen rrugët e Abixhanit në përpjekje për të rikthyer qetësinë

Ushtarë francezë dhe të Bregut të Fildishtë, po patrullojnë rrugët e Abixhanit, në përpjekje për të rikthyer qetësinë pas 4 muajsh dhune që pasoi zgjedhjet.

Shefi i shtabit të ish presidentit Lorent Gbagbo, i ka dhënë urdhër ushtrisë të rikthehet në detyrë nën komandën e presidentit të ri Alasane Outara. Presidenti i ri i ka dhënë urdhër ushtrisë të sigurojë kryeqytetin dhe pjesët e tjera të vendit.

Një pjesë e ushtarakëve shpallën mbështetjen e tyre për presidentin Outara të martën, një ditë pasi forcat kapën ish presidentit Gbagbo duke i dhënë fund kështu rezistencës së tij për të mos u larguar nga pushteti.

Ish presidenti është nën mbikqyrjen e OKB-së në Abixhan.

XS
SM
MD
LG