Lidhje

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve


Kriza prej një muaji në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të përfundojë këtë javë me zgjedhjen e ligjvënësit republikan Paul Ryan si kryetar. Ligjvënësi Ryan do të zëvendësojë John Boehner, i cili njoftoi dorëheqjen nga Kongresi muajin e kaluar, pas vitesh të përpjekjeve shpesh të kota për të bashkuar fraksionet brenda grupit republikan.

"Kjo nuk është një punë që e kam kërkuar ose e kam dashur ndonjëherë."

Paul Ryan mund të jetë i pari Kryetar në historinë moderne amerikane që nuk ka dëshirë për këtë post. Ai nuk është i huaj në skenën kombëtare, pasi ka qenë kandidat republikan për nënpresident në vitin 2012.


"Guvernator Romney, ju falemderit. Jam thellësisht i nderuar dhe i gëzuar të bashkohen me ju si nënpresident në këtë garë. "

Dhe, ai nuk është i huaj për Kongresin, duke qenë bashkë-autor i një marrëveshje fiskale të vitit 2013 me demokratët për shkurtimin e shpenzimeve federale.

"Unë e shoh këtë marrëveshje si hap në drejtimin e duhur. Në qeveri të ndarë ju nuk merrni atë që dëshironi."

"Mendoj se Paul Ryan do ta bëjë shumë mirë punën e kryetarit."
Me një mbështetje e fortë nga ky njeri, Paul Ryan do të ketë sukses.


"Ai punon shumë, është shumë i zgjuar, dhe ka marrëdhënie të mira, me të gjitha krahët e partisë."

Ligjvënësi Ryan tha se do të shërbejë si kryetar vetëm nëse republikanët bashkohen rreht tij. Dhe bashkimi do të vihet në provë pothuajse menjëherë me vota për çështje të tilla kritike si rritja e kufirit të huamarrjes së qeverisë federale deri në 3 nëntor për të shmangur rrezikun e mospagimit të borxhit të SHBA.

"Kjo është çështje shumë seroze për ekonominë, dhe për normat e interesit. Dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e popullit amerikan."

Paul Ryan do të duhet të luftojë me të njëjtin fraksionit ultra-konservator republikan që nuk pranoi të bënte kompromis me planin e presidentit Obama, duke kërkuar me çdo kusht shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.


Ligjvënësi Ryan ka të njëjta qëllime, por si kryetar i Dhomës, do t’i duhet të kufizohet nga realitetet aktuale politike, sipas aleatëve të tij.

"Qeveria e përçarë është shumë e vështirë. Por kjo është ajo që populli na kanë dhënë."

Zgjedhja e ligjvënësit Ryan si kryetar pritet të enjten.

XS
SM
MD
LG