Lidhje

SHBA: Paul Ryan, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve


Një ndër ligjvënësit konservatorë të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani nga Uiskonsini Paul Ryan u zgjodh sot si kryetari i ri i Dhomës.

Vota u diktua nga shumica republikane në dhomë, e cila i dha 45-vjeçarit Paul Ryan rolin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke e vënë të dytin në hierarkinë e qeverisjes amerikane, pas nënpresidentit, për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, nëse presidenti bëhet i pamundur.

Ai pason ligjvënësin nga Ohajo, John Boehner i cili largohet pas një karriere 25 vjeçare në Kongres. Vetë Paul Ryan ka 17 vjet si deputet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG