Lidhje

Ish bosi i drogës që jetonte në luks në burg


Authoritetet në Paraguai bastisën qelinë e burgut të një ish bosi të drogës dhe zbuluan se ai jetonte në një suitë luksoze me tre dhoma.

Qelia e “VIP-it”, siç njihej ajo nga të burgosurit, kishte një bibliotekë, kuzhinë, dhomë për mbledhjet, mobilje luksoze dhe televizion me ekran plazme. Jarvis Chimenes Pavao, që konsiderohet si një trafikantët më të rrezikshëm të drogës në Amerikën Jugore, po kryente dënimin e tij me 8 vjet, nën akuzat për pastrim parash. Sipas njoftimeve,

Pavao ishte në plan të lirohej pas një viti dhe pas kësaj, do të ekstradohej në Brazil, ku ai përballet me akuzat për trafik droge.

Megjithatë, ai duket se po planifikonte të arratisej, duke përdorur eksplozivë plastikë për të çarë muret e burgut. Por eksplozivi u zbulua dhe kjo i detyroi zyrtarët të kryenin bastisjen në qelinë e burgut, duke zbuluar apartamentin e tij luksoz.

Tani Pavao është transferuar në një qeli që gjendet në njësinë speciale të policisë. Avokati i tij tha se korrupsioni në sistemin penal të Paraguajit e lejoi klientin e tij të bënte rinovimet e nevojshme në burg.

XS
SM
MD
LG