Lidhje

Amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë


Presidenti Barack Obama ka festuar ditën e Pavarësisë duke marrë pjesë në ceremoninë e shtetësisë për 25 pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama tha në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë sot se “imigracioni e ka bërë Amerikën më të fortë” dhe e ka “ pozicionuar Amerikën në rol udhëheqës në shekullin e 21-të”.
25 shtetasit e rinj ishin nga 17 vende të ndryshme, si Meksika, Kolumbia, Nigeria dhe Rusia.

Dita e sotme shënon edhe 14 vjetorin e vajzës së zotit Obama, Malia.
Amerikanët festojnë sot Ditën e Pavarësisë duke u përballur me të nxehtin e madh, mungesë të energjisë elektrike të shkaktuar nga stuhia e ditës së premte që përfshiu zonën lindor të vendit si dhe kërcënimet për më shumë zjarre në zonën perëndimore të tij.

Dhjetëra miliona amerikanë marrin pjesë sot në parada, piknikë, koncerte apo grumbullime familjare ndërsa në mbrëmje do të shikojnë fishekzjarret. Por me më shumë se 1 milion njerëz pa energji elektrike , shumë amerikanë nuk janë në humor të mirë për të festuar.

Në një numër komunitetesh anembanë vendit, temperatura e larta në shifrta rekord, stuhitë dhe kërcënimi i shpërthimit të zjarreve kanë detyruar zyrtarët që të pezullojnë festimet, ku përfshiheshin edhe fizhekzjarret. Shumë banorëve u është këshilluar që mos të ndezin fishekzajerret si rrezik i zjarreve.

4 korriku i këtij viti shënon 236-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë nga sundimi britanik, dokument që u hartua nga Tomas Jefersoni dhe që u bë simboli më i rëndësishëm i lirisë për amerikanët.

Anembanë Shteteve të Bashkuara, flamuri amerikan me ngjyrta e tij të kuqe, të bardhë e blu po valëvitet si simbol i lirisë së vendit. Presidenti Obama organizon në mbëmje një pritje për përfqësuesit ushtrakë, me një barbekiu, lojra dhe një koncert ku do të marr pjesë banda frymore detare.
XS
SM
MD
LG