Lidhje

PD drejt rikthimit në parlament


E djathta dhe e majta në parlamentin europian ndërmjetësojnë zgjidhjen. Basha: Sot jemi më afër se kurrë arritjes së standarteve të kërkuara

Në Shqipëri kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha foli sot për një zgjdhje të afërt të situatës së krijuar mes opozitës dhe shumicës së majtë. Ai i bëri këto komente ndërsa përfaqësuesit e së djathtës dhe së majtës në parlamentin europian duket se kanë ndërmarrë një proces ndërmjetësimi, për arritjen e një kompromisi që do të rikthente opozitën në sallën e parlamentit pas 6 muajsh mungese

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot takime me aleatët e tij, i porsakthyer nga Gjermania ku mori pjesë në kongresin e partisë së kancelares Angela Merkel e ndërsa përfaqësuesit e së majtës dhe të djathtës në parlamentin europian, janë angazhuar sërish në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme të politikës shqiptare. “Angazhimi konkret që ka ndërmarrë, Partia Popullore Europiane, bashkë me partitë simotra, ashtu edhe socialistët europianë, është i mirëpritur nga Partia Demokratike dhe aleatët tanë”, u shpreh zoti Basha.

Zgjidhja për ctensionimin e situatës dhe marëdhënieve pozitë-opozitë në Shqipëri ishte pjesë e diskutimeve që zoti Rama pati dy ditë më parë në Bruksel, me përfaqësuesë të të dy krahëve politik në parlamentin europian.

Zoti Basha foli sot me tone optimiste, edhe sepse ai kishte këmbëngulur fort për një marrëveshje me shumicën, përmes një garancie ndërkombëtare: “Për më shumë se katër muaj e gjysëm, kemi kërkuar me zë të lartë dhe pareshtur dekriminalizimin e parlamentit, respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rikthimin e instrumentave të mbikqyrjes parlamentare dhe garancitë e faktorit ndërkombëtar konkretisht të institucioneve europiane për këtë proces. Sot jemi më afër se kurrë arritjes së këtyre parimeve, të këtyre standardeve të cilat nuk janë për opozitën, nuk janë për asnjë parti politike, por janë për Shqipërinë Europiane”

Kreu i opozitës nuk preferoi të jepte detaje apo të fliste për një vendim konkret për rikthim në parlament, ndonëse deklaroi se “Partia Demokratike është e gatshme të hedhë hapin tjetër të saj, së bashku me aleatët, pra opozita shqiptare është e gatshme, dhe jo vetëm është e gatshme, por është propozuesja e daljes nga kjo situate”.

Nga ana tjetër, shumica e matë vendosi sot të shtyjë me një javë, për më 24 dhjetor dhe jë 18 dhjetor sic ishte parashikuar, seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, për të mos e lënë mesa duket, një marrëveshje të mundshme nën trysninë e një afati të ngushtë kohor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG