Lidhje

PD cakton Astrit Patozin ndërmjetës për transparencën e zgjedhjeve

  • Zeri Amerikes

PD cakton Astrit Patozin ndërmjetës për transparencën e zgjedhjeve

PD cakton Astrit Patozin ndërmjetës për transparencën e zgjedhjeve

Kryeministri Sali Berisha beri sot te ditur se Partia Demokratike ka ngarkuar drejtuesin e grupit te saj parlamentar Astrit Patozi, qe te ndermjetesoje me Partine Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Zoti Berisha tha se shumica edhe me pare kishte shprehur gadishmerine per transparencen e zgjedhjeve bazuar mbi rezoluten e Parlamentit Europian.

Kryeministri Berisha tha se mirepret cdo propozim nga opozita socialiste, qofte duke marre pjese ne komisionin hetimor te krijuar tashme, qofte duke ngritur nje komision te ri, per te cilin ai vete ua kishte ofruar shumicen dhe kryesimin deputeteve te opozites.

Po sot Partia Socialiste e opozites i beri thirrje maxhorances dhe kryeministrit Berisha qe te filloje punen per te zbatuar rezoluten e Parlamentit Europian. Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, kerkoi ne emer te opozites ngritjen e nje komisioni te ri hetimor, ku opozita te marre shumicen dhe kryesimin e tij, si edhe nje hapesire te pakufizuar per te hetuar zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG